Nuk âsht njëlloj si me e dashtë gruan dhe si me i lypë gruṇë. As me i qitë çaj dhe me e bâ të qajë nuk janë njësoj. Parja në xhep e ujët në gjep nuk janë njësoj. Shtritë mbi bár dhe mbetë me barrë nuk janë njësoj. Mâ dhe më, as nânë dhe nën, ja vêṇë dhe verë nuk janë njâ. E as dij dhe dy nuk janë i njêjti sênd.
Nëse nuk din me i dallue këto, fatkeqsisht ende s’e ke mësue gjuhën shqipe; e ke nxânë veç të folmen e katundit tând ose të fshatit t’atij që e ka pasë pushtetin asokohe. Kështu që mësoje gjuhën e nânës, në shênjë dashuņije ndaj saj! (Dhe gjithashtu shënoje sod – më 14 shkurt – Ditën V, kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.)
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=1350