Feja e vizatuar

Debatet mbi fenë dhe praktikimin e saj si dhe mungesën e saj zakonisht janë emocionale dhe shpërfillin (injorojnë) shumëllojshmërinë e praktikave fetare. Praktikimi i fesë nuk është bardh e zi, por ka shumë nuanca.

Jo vetëm që ka dallime mes njerëzëve të ndryshëm të cilët identifikohen me një fe (p.sh., mysliman, katolik), por një person mund të ndryshojë nivelin e religjiozitetit brenda disa muajve apo edhe javëve. Për më tepër, gjërat koklaviten edhe më shumë kur dihet se ka persona që praktikojnë rite fetare por që nuk kanë besim fetar.

Duke u munduar t’i kap këto dallime e nuanca të praktikës fetare, kam krijuar këtë diagram të Vennit ku në anën e majtë të spektrit është antiteizmi dhe në anën e djathtë praktika e tërësishme.

Diagram i Vennit për fenë (Seb Bytyçi)

Kini parasysh së këtu nuk janë përfshirë qëndrimet e (jo)praktikuesve mbi shekullarizmin (sekularizmin) si rregullim shoqëror e as qëndrimet rreth islamizmit si ideologji politike. Ato kërkojnë diagrame tjera.

Nga Seb Bytyçi

Politolog që e studion shtetndërtimin, bazën socio-ekonomike e socio-politike të tij, institucionet e politikat publike, dhe korrupsionin. Ai ka përdorur punën akademike për të informuar aktivizmin civil për politika publike që punojnë për qytetarët.