Kanceri i bukurisë


Avatar photo

Shqiptar Oseku

U lind në Gjakovë, ku e kreu të mesmen. U arratis si 18-vjeç në Suedi. Studioi shkencat sociale në Universitetin e Stockholmit. Punon si terapist në kryeqytetin suedez dhe shkruan poezi e komente shoqërore e politike.

S’më pëlqejnë këto fushatat kundër kancerit të gjirit që e bëjnë gjithnjë ndërlidhjen obligative me “bukurinë”. Sikur i qasen pak si tepër objektifikimit të gruas. Thuase njeriu u dashka të shpëtohet shkaku i “bukurisë”.

E individët që s’i hasin modelet e pranuara shoqërisht të “bukurisë”, të vdesin? E di, natyrisht, që ky nuk është qëllimi. Por ky është implikimi moral, dhe personat pas tyre duhet të rriten e ta kuptojnë këtë gjë.

Ka qasje tjera më konstruktive për të ngritur dijet rreth kancerit të gjirit. Ta zëmë, emocioni i mungesës te familjarët e të vdekurve, lufta e paepur e të mbijetuarve, etj.

Ka edhe burra që sëmuren nga ky kancer. Veç po them, a.


Titulli është i redaksisë.