EVROPJAN apo EUROPIAN? A po më kallxon kush? Ndërsa kambëngulim me shkru europian ose evropian — pra me -ian në fund — ne veç tregojmë se sa të padijshëm dhe tekanjakë kan qenë ata që i kan vendu rregullat e drejtshkrimit të shqipes.
Këtu nuk po flas a duhet me shkru Ev- apo Eu-, që asht çashtje e veçantë. Po pyes për mbaresën që evropjanin e ban t’ardhun jo prej Evrope, por nga Evropia ja nga Evropi. Se prej kah tjetër po vjen i-ja aty?
Italiani asht nga Italia, iraniani asht nga Irani. Secili e merr i-në prej emnit të vendit.
Emni Evropë nuk ka i. Prandej, qytetarit t’Evropës duhet me i thanë shqip evropjan — tue e kthy e-në në j, siç e kthejmë kur e shqujmë emnin shqiptare në shqiptarja! Në daçi, i thomë edhe european, evrópas, ja europé (nga ital. europeo). Por me shkru evropian s’difton tjetër pos që ne na vjen marre prej gjuhës sonë.
Shkurtegëza për këtë postim: http://pli.si/20m3R9T