Pika 11 e Kongresit të Elbasanit


Avatar photo

Agim Morina

Gjuhëtar, artist, poet, dhe mësues shqiptar nga Prizreni. I mërguar në Londër prej viteve 1990. Përkrah Shqipen e Përbashkët me paskajore gege dhe me R-në toske.

PIKA 11 E KONGRESIT ARSIMOR TË ELBASANIT:

Kongresi u rekomandon të gjithë pendëpërdorësve shqiptarë, që të përdorin, me sa të mundin, dialektin e Elbasanit, sepse ky asht dialekt që kuptohet në të gjitha anët e Shqipnisë dhe që sjell bashkim.

Nga 2–8 shtator 1909 u mbajt Kongresi Arsimor i Elbasanit. Për organizimin dhe përgatitjen e Kongresit u angazhua klubi “Bashkimi e Vëllaznia” i Elbasanit. Bashkë me njoftimet për mbajtjen e Kongresit ishte caktu edhe rendi i ditës i cili i përmbante 15 pika, të cilat ishin edhe vendimet e kongresit. Ndër këto pika ishin:

  • Çelja e shkollave të reja shqipe, përcaktimi, numri dhe vendi;
  • Çelja e një shkolle normale;
  • Mënyra se si do të mbaheshin shkollat, ku dhe si të siguroheshin mjetet e nevojshme financiare;
  • Programi dhe struktura e shkollave shqipe;
  • Buxheti i shkollave dhe zgjedhja e mësuesve;
  • Caktimi i një inspektori të arsimit për të gjitha shkollat shqipe;
  • Krijimi i një qendre për organizimin dhe kontrollin e shkollave;
  • Shkollat greke të ktheheshin në shkolla shqipe;
  • Lidhja e klubeve dhe hartimi i një programi të përbashkët.

Tue i përgëzu vendimet e Kongresit të Elbasanit, gazeta Shqypeja e Shqypenis në veçan ti flet për pikën 11, ku thuhet:

Kongresi u rekomandon të gjithë pendëpërdorësve shqiptarë, që të përdorin, me sa të mundin, dialektin e Elbasanit, sepse ky asht dialekt që kuptohet në të gjitha anët e Shqipnisë dhe që sjell bashkim.

Në këtë Kongres morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqni patriotike, brenda dhe jashtë territorit shqiptar. U zhvillu jo rastësisht në Elbasan, i njohun për traditat patriotike, arsimore dhe kulturore dhe me figurat e spikatuna të Rilindjes Kombëtare.

Klubet “Bashkimi”, “Vëllazëria” dhe shoqëria “Afërdita” të Elbasanit, u përfaqësuan nga Emin Haxhiademi (i ati i dramaturgut, Ethem Haxhiademit). Shijaku, Taq Buda, Dervish Biçaku, Qamil Haxhifejza, Simon Shuteriqi, Josif Haxhimima. Selaniku, Janina, Shkupi, u përfaqësuen nga Mit’hat Frashëri. Dibra, Manastiri, me Gjergj Qirajazi. Korça me Orhan Pojanin, Idhomene Kosturin. Misionarët amerikanë në Korçë, me Katerina Cilkan, Sevasti Qiriazin. Misionarët amerikanë në Tiranë, me Kristo Dakon. Kurse Gjirokastra me Andrea Konomin, Thoma Papapanon. Berati, me Qemal Karaosmanin, Kahreman Vrionin. Durrësi me Dom Nikollë Kaçorrin, Mihal Savon. Tirana me Refik Toptanin, Hafëz Ibrahim Dalliun. Ohri me Hamid Ohrin dhe Irfan Ohrin. Struga, me Ahmet Daklin. Starova me Selman Blloshmin. Filati me Mithat Frashërin. Përmeti me Haxhi Bajramin.

Programi kulturor dhe arsimor që hartoi dhe parashikoi Kongresi i Elbasanit parashikonte:

  • së pari, njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në kulturë, në të gjithë sistemin ekzistues arsimor dhe përhapjen e mëtejshme të gjuhës shqipe;
  • së dyti, krijimin e një shkolle të mesme në Elbasan, Shkollën Normale;
  • së treti, ngritjen e shkollave të tjera në gjuhën shqipe brenda vendit, krijimin e një shoqnie me qëndrim në Korçë, shoqërinë “Përparimi” dhe zgjedhjen e një klubi qendror, klubit “Bashkimi” të Mansastirit dhe përdorimin e elbasanishtes si gjuhë në të shkruem.