Apostrofi zëvendëson Ë-në. Kështu që nga të+i kemi t’i. Nëse në të tashmen themi i them, në të ardhmen shkruajmë do t’i them (nga do të i them). Apostrofin e përdorim edhe në këtë pyetje: «T’i them apo të mos i them?»
Ndërkaq, shkruajmë ti kur të drejtohemi ty që po lexon tani — vetës së dytë njëjës — sepse përemri ti nuk rrjedh nga fjalët të dhe i. Por shkruajmë t’i kur flasim për gjëra që do t’i tregojmë ty (nga do të i tregojmë).
Shkurtegëza për këtë postim: http://pli.si/1MlPWWV