Erotika shqiptare para një shekulli

Qe shqip folklori erotik i fillimshekullit XX:

Kângë popullore.

E bukur qi nnritë si dielli
Kahë po shkon moj malit fiëlli,
Tuëj gzuë kodren, tuë gzuë shtegun
Ç’ po kërkon maletë vetun,
Kqyr si giaen t’ dashunin fjetun,
Xiria gjumin boni qeftin
Bania qeftin lagia gojën
Me sheqer me ça t’ qilloj[ën],
Mos t’ qilloftë sheqer as dardhë,
Lagia gojen me ujë t’ bardhë,
Haid dashtun, dashtun kopili
M’ shokë e poshtë po m’ lot fiçili,
M’ shokë e poshtë mos mâ ço doren
Se m’ i’ a çarti burrit kunoren,
Gjit mae nalt se po gaen mollen
Lum i lum vash-o për tý
Lypa njenë e gjeta dý.

Sh. F.


Ϭ. F., “Kângε popuλore,” Diturija 8 (Selanik, 1909), red. Lumo Skεndo [Mit’hat Frashëri], f. 124. Numrat e revistës Diturija gjenden në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare dhe mund të qasen përmes internetit: <http://bit.ly/1oOC8bQ>.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.