Udhëheqësi revolucionar kundër Apartheidit dhe ish-kryetari i Afrikës së Jugut (1994-1999) lindi më 18 korrik 1918. Me profesion avokat, Nelson Mandela filloi veprimtarinë politike qysh në vitet ’50, duke u përfshi në lëvizjen jugafrikane për të drejtat e popullsisë zezake.
Ndonëse shumicë, zezakët qenë kthye në qytetarë të dorës së dytë në vendin e mbizotëruar nga pakica e bardhë. Sistemi i segregimit i njohur si Apartheid përcaktonte të drejtat e qytetarëve sipas racës dhe ndalonte bashkëjetesën e racave të ndryshme.
Më 1962, Mandela u denua me burgim të përjetshëm. U lirua pas 27 vitesh, më 1990, në një kohë trazirash për Afrikën e Jugun.
Revolucionari jugafrikan priu popullsinë shumicë në negociata me qeverinë për t’i dhënë fund Apartheidit. Më 1994, u zgjodh kryetar i vendit pas demokratizimit. Gjatë mandatit pesëvjeçar, punoi për pajtimin e zezakëve dhe të bardhëve.
I mbiquajturi Madiba, që domethënë Atë në gjuhën e tij, është laureat i Çmimit Nobel për Paqe dhe i shum dekoratave e mirënjohjeve me nam botëror. I respektuar në mbarë rruzullin dhe i dashur në vendin e tij, Mandela vdiq vjet, më 5 dhjetor 2013.
Shkurtegëza për këtë postim: http://pli.si/2gX2Ur4