Trimi im bëhet i imë’



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Përemri pronor “im” ose “i imi” tregon se diçka i takon atij që flet. “Ky është libri im,” thotë folësi dhe bën me gisht nga libri i tij.

Trajtën “im” e përdorim pranë emrit – menjëherë para ose pas (p.sh., shoku im, im bir). Kur përemrin nuk e përdorim pranë emrit, atëherë themi: “i imi” (p.sh., “libri s’ishte i imi”).

Në përgjithësi, përemrat duhet të përputhen me emrat që përshkruajnë për nga gjinia, numri dhe rasa. Mund të dallojnë për nga veta varësisht rrethanave për të cilat flitet.