Abdullah Konushevci ishte poet dhe gjuhëtar. I lindur më 1958 në Prishtinë, studioi letërsinë në vendlindje dhe Zagreb. Punoi si gazetar për dy rreth dy dekada, fillimisht tu shkru për revistën Bota e Re dhe pastaj për të përditshmen Rilindja. Mbasi u mbyll gazeta, Konushevci mbeti i papunë, ndërsa iu përkushtu vjershës dhe qëmtimit të prejardhjes së emrave, sidomos të atyre të vendbanimeve në trojet tona.
Z. Konushevci botoi dhjeta përmbledhje me poezi që janë përkthy në shumë gjuhë botërore si dhe artikuj e studime akademike. Vdiq më 2013 në Prishtinë pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh.
Ma poshtë, po ju sjellim disa vargje të poetit:
Si e krijoi Zojsi Dardaninë
Nuk dihet
Nga koka a nga kofsha
Zojsi nxori Dardaninë
Dhe e deshi, e deshi, shumë e deshi
Nga dashuri e madhe
Kish rrezik ta mbyste
Sot e atë motE varim në dardhë
Dashurinë e tij të madhe
Dhe kryqin e marrim në shpinë
Duke pritur të ndodhë mrekullia
Eshtrat i bëjmë grumbull
Në Kodrën e Kafkave
Mungesa e lirisë
Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellëtDhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përrethNga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjëSi fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=125