Traktati i Londrës (26 prill 1915) është traktati sekret midis Italisë neutrale dhe forcave Aleate: Francës, Britanisë dhe Rusisë për të inkuadru Italianë në Luftën e Parë Botërore.
Aleatët donin që Italia të hynte në luftë për shkak të kufirit të saj me Austrinë. Italisë iu premtu Trieshta, Tiroli Jugor, Dalmacia Veriore dhe territore të tjera në këmbim të premtimit për me hy në luftë brenda një muaji. Me gjithë kundërshtimin e shumicës së italianëve, të cilët ishin për neutralitet, Italia në maj u bashku luftës kundër Austro-Hungarisë.
Po të realizohej Traktati i Londrës, shqiptarët do të jetonin në «Shtetin Islamik» të Esad Pashës [shih legjendën], apo ma mirë, Pashallëkun e Durrësit e të Tiranës. Edhe kjo nën një kontroll të Italisë. Kështu Donald Trumpi nuk kishte me gabu ma me cilësimin e tij për Kosovën e Shqipninë…
Zonat me ngjyrë të kuqe do t’u jepeshin Serbisë e Malit të Zi (gjithë çfarë përfshin Luginën e Drinit) pika dy e Traktatit.
Zonat me të kaltër, nëse gjithçka do të shkonte sipas planit, në fund do t’i mbeteshin Serbisë e Malit të Zi. (Neni VII I Traktatit.)
Zona me të kaftë të çelët do të njihej si Shteti Islamik i Shqipërisë, raportet e jashtme të të cilit do të drejtoheshin nga Italia (pika 2 e nenit VII).
Zona e kaltër në Shqipërinë Jugore me qendër Vlorën, do t’i jepej Italisë.
Pika ma interesante, qe lidhet fort me zhvillimet tashme, është ajo vija me të ndërprera që parashihte vijën hekurudhore Danub–Adriatik. Niste në Beograd dhe ku mbaronte? Natyrisht, në Shën Gjin! Déjà-vu.
Dhe zonat e ngjyrosura me ngjyrë vjollcë ishin pjesët e Shqipërisë që kërkonte Greqia.
Kjo hartë është përgatitë nga Andrija Radovići, një malazez proserb, me prejardhje nga fisi i Palabardhajve.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=6918