Lutjet s’e turpërojnë Albinin

Foto-kolazh: Isa Mustafa në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Madrid (PPE, 2015, në Flickr, me licencë CC BY 2.0) dhe Albin Kurti në një tryezë për të drejtat e njeriut dhe pakicave (Arianit Dobroshi, 2017, në Wikimedia, me licencë CC BY-SA 4.0)
Foto-kolazh: Isa Mustafa në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Madrid (PPE, 2015, në Flickr, me licencë CC BY 2.0) dhe Albin Kurti në një tryezë për të drejtat e njeriut dhe pakicave (Arianit Dobroshi, 2017, në Wikimedia, me licencë CC BY-SA 4.0)

Një politikan at­dhe­tar nuk ko­ri­tet kur për­­gjëron rivalët me ba­sh­kë­­punu për të mi­­rën e vendit. As ia ul vetes vle­f­tën në treg. Pa­zari politik është ti­par i shtetit të ka­­pur, dhe udhë­­he­që­si i hir­­shëm nuk e pra­­non atë.

Pas sa javësh për­pjek­je­je për koa­licion para­zgje­dhor me Li­dh­jen De­mo­kra­tike të Koso­vës, krye­tar i Lë­viz­jes Vetë­­ven­­­dosje tani ësh­të bërë pre e kri­ti­ka­ve të të ve­të­ve. Duke iu lutë si për gjak një par­tie me plot hu­qe, po thonë, po ia rrit arro­­gan­cën e po ia fryn rë­n­­dë­sinë po­li­ti­ke. Me një fjalë, Al­bin Kur­ti dhe udhë­heqja e Vetë­ven­­dos­jes po bëj­në fu­shatë për LDK-në.

Të tjerët madje e për­shkrujnë Lë­vizjen si par­­ti të dë­shpë­ru­ar, të pasigurtë në fu­qinë e saj po­litike, të dërr­­mu­ar pas lar­gimit të 12 de­pu­tetëve që sot janë në Partinë Social­demo­kra­­te, dhe të pa­fuqi­sh­me për ta ndjekë rru­gën e di­kur­shme që e qujnë radikale.

Ndërkaq, ia për­me­n­din Al­binit të gjitha qor­­ti­met që ka pasë di­kur për aka­demik Isa Mus­ta­­fën, kreun e LDK-së. Dhe duke i kra­hasu kri­­ti­kat me lut­jet e sotme, e gozh­dojnë Al­bi­nin në mu­rin e atyre që shkelin parimet.

Por shpresa për ko­a­li­ci­on para­­zgje­dhor ësh­të çka­do pos do­bë­si a shkelje pa­ri­mesh jo.

Vetëvendosja i heton mirë prir­jet e vo­tu­e­s­ve, e kup­ton si funk­si­o­non demo­kra­cia par­la­men­­tare, e njeh do­mos­­­do­­sh­më­­rinë e ba­sh­kë­­puni­mit, dhe e da­llon se kush mundet me pru ndry­shim në Dar­­dani. Andaj kërkon me ngulm koa­li­ci­o­nin para­­zgje­dhor.

Partitë e mëdha — LDK, Vetë­ven­dos­je, AAK e PDK — po da­lin si ngatangat njëra-tjetrës në son­­­dazhet e mbra­me, dhe as­njëra nuk pritet t’i fitojë zgje­dh­jet bind­­shëm si parti e vetme.

Në sistemin tonë ka dy lloje të fi­to­res: (1) me fitu shu­mi­cën (ab­so­lu­te) në Ku­vend dhe me for­mu qeverinë vetë, që nuk ka ndodhë as­një­herë pas lufte, dhe (2) me dalë i pari në zgjedhje.

Më 2014, Gjy­ka­ta Ku­sh­te­tue­se e bëri të qartë se par­tia e parë pro­­­pozon kan­di­da­tin për krye­par­­­­la­­­men­­­tar dhe man­­da­­ta­rin e parë për krye­­mi­ni­s­tër. Kur­se më 2017, u bin­dëm si opozita e për­çarë humb zgje­dhjet edhe me 55 për qind të votave.

Të bindur se ko­a­li­ci­o­net janë të do­mos­­dosh­­me, qy­te­tarët para­pël­qejnë marrë­vesh­je para­­zgje­dho­re që shmang pa­qar­të­sitë e pa­za­ret jo­demokratike fill pasi të shpa­llen re­zul­­­ta­tet. As­një ko­ali­ci­on nuk për­men­det ma shumë e ma shpesh se dyshja LDK–VV ose VV–LDK.

Koalicioni jo ve­tëm se kish me fitu me shu­micë, por kish me si­gu­ru ma shumë ulëse në Ku­vend se ç’do të merr­­nin gjith­sej dy par­­titë me lista të ndara. Së pa­ri, ndih­mon for­mula e ndër­li­ku­ar për ndar­jen e ven­­de­ve sipas re­zul­tateve. Së dyti, ndih­mojnë vo­tuesit apa­tikë që përnjëherë zgjo­­hen nga gjumi kur dë­gjojnë këm­banat e një ale­an­ca të madhe për shka­p­­­jen e shtetit.

Lista e për­bash­kët LDK–VV do t’u hapte dyert em­rave të rij, që tani ngurrojnë të rre­sh­­tohen pas cilësdo par­­ti. Këta pa­­dy­shim bijnë edhe vota.

Ndërkaq, do re­ha­ton­te pro­ble­ma­ti­kët e par­ti­ve — grupet me qasje radi­ka­le, me bindje pro-Shik, ose me të ka­lu­ar të dy­shim­­të kri­mi­na­le. Nga frika e për­­çar­jes, partia vetë nuk ka gu­xu me i largu kë­ta fatzij. Ma­d­je, siç e pamë në zgje­dh­jet e bren­d­­shme të LDK-së, u ka lëshu go­xha pe, duke i pra­­nu në or­ga­net drej­­­tuese të partisë dhe duke votu hatri i tyre një krye­­tar kom­pro­misi. Koa­li­ci­oni ua truzon fu­qinë, duke i bindë njëherësh se s’kanë rrugë tje­­tër pos me punu për të mirë.

Albin Kurti i kup­ton këto rre­tha­na. Ndërsa për­­kra­hë­sit e tij e nxi­sin të shqyr­­tojë alea­ncën me parti të tje­ra, sepse me për­­gjërimet e tij LDK-së i është shtu krye­­ne­çësia, Albini po këm­­bë­n­gul në zgji­dh­je pari­mo­re. Ai po lyp par­t­­ner për ta shkapë shtetin, jo për ta marrë me­­doe­mos pu­shtetin.

Dhe këtu qën­d­ron për­pa­rësia që Albini ka ndaj udhë­heqës­ve të tjerë në Ko­sovë. Këtë për­parësi e ka edhe ndaj prijësve të LDK-së, tani që kjo parti po re­­fu­zon pa­ar­sye­shëm mun­dë­sinë e ko­a­li­ci­onit para­zgjedhor.

Fill pas dorë­heq­jes së krye­mi­nis­t­rit Hara­di­naj, Al­bin Kurti tha se ka ardhë ko­ha që opo­zita e vër­tetë t’i fi­tojë zgje­dhjet. Për të, opo­­zitë e vërtetë ishin Lë­viz­ja Vetë­­vendosje dhe LDK-ja.

Ai e kupton se këto janë të vet­met parti në Ko­­sovë që kanë një pro­­fi­lizim të qartë po­li­tik, dhe janë të vet­met që mbajnë lidhje me gru­pi­me ndër­kom­bë­ta­re të par­tive si­motra. LDK-ja është pjesëtare e Par­tisë Po­pu­­­llo­re Evro­pi­ane, kur­se Vetë­ven­dos­ja bashkë­­pu­non me Ndër­­ko­m­bëtaren (In­ter­­na­ci­­o­­na­len) So­ci­a­liste. Në de­mo­kraci të shën­doshë, do duhej të ishin ri­vale që garojnë për pu­sh­tet; në rre­tha­nat tona, du­het të far­kë­tojnë një ball ko­m­bë­tar, një front na­ci­o­nal, për ta shpë­tu ven­din nga pu­shteti i mbrapshtë.

Albini e kupton gjith­ashtu se këto janë par­titë e vet­­me të më­dha që — për­ku­n­dër të me­tave — nuk kanë gisht drejt­për­drejt në kap­jen e shtetit. Ato kanë nje­rëz pro­fe­­si­o­­nistë e të për­­­ku­shtuar në me­sin e tyre. Ata kanë dhënë kon­t­ri­butin e tyre për Kosovën në shumë raste, dhe tani duhet të bashkë­pu­nojnë për ta çli­ru ven­din një herë të mbramë.

Albini nuk ka ndë­rru men­dje. Ai po tregon hi­­rin e tij për hir të një ideali.

LDK-ja po e shka­gon, dhe kjo mund të ndry­shojë shumçka. Vetë­vendosja mund t’u hyjë zgjedhjeve e vet­me dhe të fitojë mu duke e go­ditë LDK-në për re­­fu­­zi­min, për rre­zi­kun e koa­li­ci­onit me PDK-në, dhe për pa­za­ret poli­tike që i shkojnë për shtat Shi­kut. E kur të fitojë, Lë­viz­ja do të de­ty­ro­hej të nego­ci­ojë së­rish me Li­dh­jen «e keqe». LDK-ja mund të dalë e para në zgje­dhje, dhe pas­taj të bëjë ko­a­li­cion me një par­ti të pu­shte­tit. Në fund, mund të dalë se Al­bini se ka gjy­ku ga­bi­misht për par­tnerin e mundshëm.

Por s’do të dalë as­një­herë se Al­bi­ni ka brak­tisë pa­­ri­met e veta. Ta­ni ai po bën gjënë e du­­hur: po u lutet kun­dër­­sh­ta­rëve të vet me bashkë­punu për të mi­rën e Kosovës.

Nëse ne nuk mund ta pra­nojmë një Vetë­ven­­dosje de­mo­­k­ra­­tike e bashkë­pu­nu­ese, dhe nuk mund ta ho­ne­­p­sim një Al­bin të urtë me takt ru­govian, nuk është pse ata kanë ndry­­shu në thelb. Thjesht, nuk i kemi njohë siç duhet.


Foto-kolazh: Isa Mus­ta­fa në Kon­gre­sin e Par­tisë Po­­pu­­­llore Ev­ro­­pi­a­ne në Madrid (PPE, 2015, me li­cencë CC BY 2.0) dhe Albin Kur­ti në një trye­zë për të drej­tat e njeriut dhe paki­cave (Ari­a­nit Do­b­ro­shi, 2017, me li­cencë CC BY-SA 4.0)

Ky material bo­to­het me li­cen­cën CC BY-ND 4.0. Le­­jo­­het me e ko­p­ju dhe ri­bo­tu, pa e ndry­shu për­­mbaj­­t­­jen. Por du­het me cekë auto­rin dhe bu­ri­min dhe me e për­­fshi këtë njoftim.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.