Qe qysh me u regjistru



Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.

Voto me postë prej jashtë shtetit. Afati me u regjistru/apliku është 10 shtatori 2019.

Mundesh me u regjistru nëse:
— je shtetas i Kosovës
— ke lindë në Kosovë
— prindi yt ka lindë në Kosovë
— prindi yt është shtetas i Kosovës

Qe qysh.

1. Formulari

A je shtetas i Kosovës? A ke letërnjoftim ose pasaportë të Kosovës?

Nëse PO, shkarkoje edhe plotësoje qët formular: Formulari 1

Nëse JO, shkarkoje edhe plotësoje qët formular: Formulari 2

Mos harro me nënshkru formularin. Në fund skanoje.

2. Dokumenti

Skanoje ose fotografoje mirë një nga këto dokumente:

(1) letërnjoftimi i Kosovës ose

(2) pasaporta e Kosovës ose

(3) nëse nuk ke letërnjoftim ose pasaportë të Kosovës, një dokument identifikimi dhe një dokument që dëshmon se ke të drejtë me kërku shtetësinë — pra dëshmi se:
— ke lindë në Kosovë (p.sh., certifikatë e lindjes)
— prindi yt ka lindë në Kosovë ose
— prindi yt është shtetas i Kosovës

3. Dorëzimi

Formularin dhe dokumentin dërgoji me email (attachment) në njërën nga këto adresa:

ovpp@kqz-ks.org
vjk.2019@kqz-ks.org
zgjedhjet.2019@kqz-ks.org
ogpp@kqz-ks.org

Ose me faks: + 383 38 213 200

Për siguri ma të madhe, është ma mirë me i dërgu në disa adresa. Duhet me të ardhë një konfirmim brenda pak minutave.

4. Pastaj…

Prite njoftimin zyrtar se është pranu regjistrimi/aplikimi. KQZ-ja të njofton me email ose telefon. Mundesh me këqyrë edhe në sajtin e KQZ-së këtu.

Votimi me postë fillon më 18 shtator dhe mbaron më 4 tetor 2019.

Për fletëvotimin dhe qysh me votu, këqyr ma vonë në sajtin e KQZ-së, në këtë adresë: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

KQZ është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu

Për ma shumë informata, shih këto burime:

Nëse ke nevojë për ndihmë, shfrytëzoje linjën ndihmëse që Lëvizja VETËVENDOSJE! ka vu në dispozicion. Shkruj ose thirr në Viber ose WhatsApp njërin nga këta numra:

  • +383 45 953 181
  • +383 45 953 186
  • +383 49 223 563
  • +383 49 633 904

Vërejtje: Themeluesi i sajtit Plisi.org, Getoar Mjeku, është kandidat për deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin 75 në listë. Shih faqen e fushatës së Getoarit në Facebook.

Autorët që shkrujnë ose kanë shkru për Plisin rujnë bindet e tyre të pavarura. Për aq sa mundet, Plisi.org do të mbetet i hapur për të gjitha orientimet politike.