Në vitin 1925, Prof. Aleksandër Xhuvani botoi «Njohuritë e para të sintaksës shqipe», një kontribut i madh për gjuhësinë.
Për ta vlerësuar këtë studim nismëtar, i pari i kësaj natyre mbi gjuhën shqipe, kreu i shtetit shqiptar të asaj kohe, Ahmet Zogu, shpalli festë zyrtare, duke dhënë edhe një pritje me protokoll zyrtar. Prof. Xhuvanit iu dha një shpërblim financiar, me të cilin ai ndërtoi dy shtëpi – një në Tiranë dhe një në Elbasan! (Njërën nga ato shtëpi e kanë blerë mbas vitit 1991 Motrat e Urdhrit “Nënë Tereza.”)
M’u kujtua ky detaj historik, teksa po lexoja një lajm online mbi shkarkimin e Prof. Aurel Plasarit nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. Prof. Plasari është studiuesi më i mirë i letërsisë shqipe sot, por “Rilindja” e Ramës e shkarkon. “Mbase është kundërshtar i Ramës!?” mund të thotë dikush. E pra, dihet që Prof. Aleksandër Xhuvani ka qenë kundërshtar i Zogut dhe as e ka fshehur atë gjë. Por Zogu prapë e vlerësonte si studiues.
Çfarë përparimi që kemi bërë nga viti 1925 deri te “Rilindja” e Ramës në vitin 2014!
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=205