Themeluesi i kombit

Ky vizatim pjesërisht i modifikuar është nxjerrë nga një portret i Skënderbeut në një libërth me vjersha serbisht «Skenderbeg u pesmama» (1883). Vetë portreti mbështetet në gravurën e artistit gjerman Friedrich Gustav Adolf Neumann, botuar në revistën «Die Gartenlaube: Illustriertes Familienblatt» (nr. 744) më 1869. Këto portrete janë riprodhu nga Luan Tashi, në koleksionin «Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve» (2018), f. 270–71, dhe në botime të ndryshme shqiptare e të huaja.

Ky është shqiptari ma i madh i të gjitha kohëve. Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405–1468), kryezot i Arbrit, themeloi dhe mbajti gjallë kombin tonë përgjatë shekujve.

I ndërgjegjshëm për rrënjët e veta, ai braktisi radhët e osmanëve, që e kishin marrë …