Kryeministri serb shqiptarit: Jam ushtari yt

Kreu i qeverisë jugosllave në mërgim i shkruante më 1958 një inte­lek­tuali shqip­tar që u printe përpjekjeve për ta për­mbysur ko­mu­niz­min në Evropë. Serbi Milan Stojadinović, që kishte shërbyer si krye­­ministër i Jugo­s­llavisë në vitet 1935–1939, i drej­tohej profesor Isuf Luzajt me këto fjalë:

Buenos Aires
23.XI.1958

Zoti profesor Luzaj,

Ne pajtohemi rreth strategjisë së luftës kundër komunizmit.

Ju si sekretar i komision teknik të organizatën mbaramerikane duhet të jepni udhëzime lidhur me 14 entitetet evropiane.

Sqarim:

Nuk më përket mua detyra e lig për ta copëzuar shtetin jugosllav në repulika autonome. Kosova dhe Maqedonia nuk mund të ndahen nga shteti jugosllav.

Me këtë përjashtim ndaj vizionit tuaj për të ardhmen evropiane, me apo pa Luftën e Tretë Botërore, në të gjitha pikat e tjera deklarohem ushtari juaj besnik e i disiplinuar.

Stojadinovich
Kryetar i Qeverisë Jugosllave në Ekzil

Vlonjati Isuf Luzaj (1913–2000), i njohur edhe si Yusuf Luzay, ka qenë shkrim­tar dhe pro­fesor filozofie i arsi­muar në Sorbonë të Parisit. Pjesëtar i Ballit Kom­bëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, u largua nga Shqi­përia komu­niste duke lënë pas të shoqen me fëmijët.

Luzaj punoi si akade­mik e këshilltar qe­verish në Argjen­tinë e në Shtetet e Bash­kuara, ku edhe mori titullin Professor emeritus. Kryetari Ro­nald Reagan e dekoroi për kon­tributin inte­lektual kundër dik­taturës.

Ithtarët e veprës së prof. Luzajt tani kanë ngritur një sajt bib­liotekë me veprat e tij dhe një faqe në Facebook.

Një jetëshkrim të hollë­sishëm të Luzajt e jep dhe Wikipedia shqip.

Udhëheqësi serb ia shkroi këtë letër Luzajt në gjuhën spanjolle
Udhëheqësi serb ia shkroi këtë letër Luzajt në gjuhën spanjolle
Milan Stojadinović, kryeministër i Jugosllavisë (1935–1939), udhëheqës i qeverisë antikomuniste në ekzil, vdiq në Buenos Aires më 1961
Milan Stojadinović, kryeministër i Jugosllavisë (1935–1939), udhëheqës i qeverisë antikomuniste në ekzil, vdiq në Buenos Aires më 1961
Dr. Luzaj u shqua si pedagog në Argjentinë e Shtete të Bashkuara
Dr. Luzaj u shqua si pedagog në Argjentinë e Shtete të Bashkuara
Luzaj botoi spanjisht romanin me titull «Lumenjtë rrjedhin kuq»

Nga Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.