Presidenti Rugova, evropiani i parë i rajonit

23 janar 2006, Prishtinë — Në këtë para-Evropë të për­gjakur, jeta ishte meta­fizikë. Të ofronte dy zgjedhje: ose ta mundje armikun ose të za­p­toheshe e sun­doheshe nga ai. Rrugë e mesme nuk shi­hej. Ib­rahim Rugova si inte­lektual hyri në politikë, për të gjetur një tjetër zgjidhje për po­pullin e tij të shumë­­vuajtur.

Zgjidhja e mesme thu­hej se ishte moderne ev­ropiane dhe shmang­te gjak­der­dhjen. Ajo sugjeronte që betejën mund ta fitosh duke u bërë më i mirë eko­no­mikisht dhe kul­tu­ralisht. Një injorim të tillë robë­ru­esit dhe robërisë Ru­gova e cilësoi të vinte nga liria e brend­shme që ndien qenia njerë­zore.

Në këtë mënyrë nga lideri i lëvizjes popu­lliste, i parë si vëllai i madh i shqiptarëve të Kosovës, Rugova u shfaq evropiani i parë i rajonit. Por, Rugova injorues më i madh i çizmes së xhan­darit jo rrallëherë u gjet i injo­ruar nga bashkë­bi­se­du­esit në rajon dhe në botë.

Megjithëkëtë ai pati durimin e plakut të urtë që në raportet ndër­ko­mbëtare të mbi­zotë­rojë me ngulm si bashkë­bi­se­du­esi më bes­nik. Ato që i thoshte edhe i be­sonte. Presi­denti Ru­gova i mbeti besnik idesë se mënyra paqë­sore do ta sjellte li­rinë dhe se nuk kishte pse të ndodhë lufta.

Por epoka në të cilën veproi ai ishte epokë e marrë­zisë dhe e babë­zisë për gjak dhe territore. Ç’mund të bënte prajshmëria e një inte­lektuali të një populli të vogël, në çastet kur te analistë ushta­rakë e politikë bile edhe te aleatët e natyr­shëm të popu­llit shqiptar mbi­zo­tëronte ideja e hapjes së «fron­tit të jugut». Edhe në këtë çast ai tha JO luftës.

Marrëveshja e Day­to­nit për Bosnjën e vitit 1995 Rugovës i dha lek­sionin themelor të jetës. Asnjë faktor po­litik ndërkombëtar nuk e hapi problemin e Kosovës, pa e zgji­dhur problemin e Bos­njës. Në Kosovë nuk ishte derdhur gjaku rrëke akoma. Për çfarë­do marrë­veshje duhen dy palë dhe bota tashmë e dinte se pale bashkë­bise­duese ne këtë në kontekst gjeo­grafik e politik ishte Rugova dhe jo Mi­llo­she­viqi.

Edhe gjatë luftës çli­rim­tare në Kosovë, një kohë kur ithtarët e tij mbase kanë pri­tur një kush­trim tradicional të liderit për t’u he­dhur në luftë, Rugova i tha JO luftës. Reagimi i brend­shëm: ze­më­rim, keq­in­ter­pretimi, etiketim, mira­tim… Rea­gimi i jashtëm: apro­vim. Por edhe bashkësisë ndër­kom­bë­tare Ballkani si para-Evropë i dha edhe një herë dë­sh­minë e mun­gesës së udhëheqësve me kre­denciale të forta ne politikën e jashtme.

Serbia vret e pret. Bashkësia ndër­kom­bëtare mbetet serish me një bashkë­bise­dues besnik, evro­pi­a­nin e parë të Ballkanit Ibrahim Ru­­go­vën, i cili ua për­kujtoi le­ksi­o­nin e Erazmo Roter­damit se pas çdo marrëzie vjen epoka e arsyes e triumfit të jetes mbi vdekjen. Lider të tillë evropian në kushte të tilla nuk kishin arri­tur të nxjerr­nin as Kro­­a­cia, as Serbia, as Ma­qe­­donia. Jetëshkrimi i tij u mungon ven­de­ve të ish-Jugosllavisë.

Ai zhvilloi një politikë të jashtme duke shër­byer si ambasador, mi­nis­tër e kryetar, e mbi të gjitha kampion i Kosovës së pavarur. Po të kishin pasur fqi­njët tanë krye­tarë të tillë, sot Ball­kani Pe­rën­­di­mor do të ishte pjesë e Bash­kimit Ev­ro­pian. Pran­daj Ib­rahim Ru­gova është evropiani i parë i ra­jonit.


Botuar si editorial me titullin «Evro­pia­ni i parë i rajonit» në gaze­tën Lajm, më 23 janar 2006. Foto: Ibra­him Rugova në Kon­gresin e Partisë Popu­llo­re Evropiane, Bruk­sel, shkurt 2004 (nga EPP, licencë CC BY 2.0).

Nga Lulzim Mjeku

Ish-gazetar dhe redaktor i disa gazetave të Prishtinës, tani diplomat i Republikës së Kosovës. Ka shërby si drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe si zëvendës-shef i misionit në Pragë, Çeki. Është autor i librit «Kosova: Neoshqiptarizma për shekullin e ri» (Prishtinë, 2001).