Me lu a mos me lu, kjo asht çështja

Vajza ime pesëvjeçare më thotë: «Babi, eja të luajmë, të lutem!» Kështu më thoshte djali para se të fillonte shkollën! Tash thotë: «Babë, hajde me lu!»

E huazova këtë tekst — me pak ndërhyrje — nga një status i fejsbukut.

Në shikim të parë duket një vërejtje aq e thjeshtë, aq e vetëkuptueshme, sa — thotë njeriu — s’ia vlen as me debatu. Me thënë «me lu» asht aq e pagdhendur dhe aq e pashije përballë «të luajmë», sa edhe të shkruarit e këtij teksti në status bëhet me një dozë brenge dhe habie për atë se çfarë po ndodh …

Veturës shqip i thonë kerr

Mjaft u ngridhuet! Ai prind që me ose pa vetëdije e mëson fëmijën se duhet me thanë veturë e jo kerr asht tue mbrumë nji krijesë të damshme për shoqninë. Sepse tue e shtrëngu me folë në nji mënyrë të caktueme, i madhi e bind të voglin se mënyra tjetër asht gabim dhe se ata që flasin ashtu nuk dijnë — pra, jan joqytetarë, të paarsimuem.

Kalamaja me prindin gojëpedant tani rritet i lumtun se din diçka ma shum se fëmijët e atyne që s’duen, s’mujnë, ose s’jan (as gjallë) për me ua mbjellë të folmen «me gramatikë». Ndërkaq, babi …