Projekt-kushtetutë për Dardaninë



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Shih projektin më të ri

Me këtë projekt, jam përpjekë me i sa­nu të metat e kushtetutës së 2008-ës, duke qartësu pushtetin e popullit si so­vran, duke i zgjëru të drejtat e nje­riut, dhe duke e përcaktu me përpikëri më­ny­rën si zgjedhen dhe vep­rojnë ngre­hi­met e shtetit.

Përveç përmbajtjes së re dhe hua­zi­me­ve nga kushtetutat botërore, projekti për­­fshin edhe pjesë të rishkruara të ku­­shtetutave të më­par­shme të vendit. Te­k­sti ka afro 13 mijë fjalë, rreth tre­mijë më pak se kryeligji i 2008-ës, dhe është shkru me gjuhë të thukët, fjali të shkurta e të kup­tueshme, dhe fjalë sa më shqipe.

U jam mirënjohës bashkë­qytetarëve Yll Abdyli dhe Dren Shpor­ta që më su­gje­ruan për­mirësime në disa pjesë të tekstit. Ga­bimet mbeten të miat.

Lexoje në PDF



Komente & ndërlidhje

  1. Kjo kushtetuta juaj shkel rende lirine e besimit fetar, duke mos iu lejuar 98 perqind te muslimaneve ne Kosove per ta zbatuar ligjin islam te Sheriatit, siq i udhezon Krijuesi i tyre. Gjithashtu, insistimi juaj qe shteti te quhet Dardani tregon se ju jeni pjesetar i paguar i sherbimeve te huaja qifuto-katolike qe synojne ta qrrenjosin Islamin nga trojet tona.

  2. Tagri? Kanuni? Besa? A jemi ne shekullin 21 apo ne shekullin 12, ju lutem?

  3. I nderuar , nga shfletimi i kujdeseshem qe arrita ti beje kesaj projekt kushtetute , po verehen shenja te nje injorimi mbase te qellimeshem te gjuhes se njesuar Shqipe dhe te nje mosnjohje te pergjitheshme te terminologjise ne pergjithesi ,por asaj shkencoro -juridike te sistemit civil ( kontinental) ne veqanti , si dhe nje tendence nacionaliste qe te zevendesohen principet e rregullimit shteteroro – juridik sipas modeleve europiane dhe demokratike me parulla e slogane populiste antipluraliste ,te cilat nuk jane ne perputhshmeri me projektet dhe aspiratat perendimore te integrimeve rajonale dhe europiane duke perfshire njeherit instancat me te larta Euro-atlantike , per te cilat shprehet kjarte dhe decidivishte Kushtetuta e Republikes se Kosoves e aprovuar me 9 prill te vitit 2008 . Ne nuk guxojme qe te lejojme qe te devijohet ne asnje menyre nga rruga e sigurt qe Republika e Kosoves si shtet i pavarur dhe demokratik ka nisur drejt Europes , sundimit te ligjit , shtetit te se drejtes dhe prosperitetit dhe begatise per te gjithe qytetetaret e saj . Kushtetuta e Republikes se Kosoves eshte kushtetute moderne e punuar nga eksperte vendore dhe nderkombetare qe lejon arritjen e te gjitha objektivave demokratike te popullit te Republikes se Kosoves , por qe nga ne kerkohet vetem respekti i saj , çfare fatkeqesishte nuk eshte duke ndodhur ne kete kohe ne institucionet tona shteterore , posaqerishte ne Parlamentin e Republikes se Kosoves . Prandaj , i nderuar duhet te kihet kujdese ne plasimin e projekteve te tilla si kjo e ashtuquajtur projekt kushtetute per Dardanine ,qe mund ti bejne deme vendit dhe te na sjellin ne rrugen e gabuar .