Bukuria e vajzës në folklorin shqiptar



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

«Kû e ká Petrarka – mbreti i vjerrshës së bukurís e të dashtnís – nji pershkrim të hijeshís së grues mâ të bukur se ky?», pyeste At Gjergj Fishta, ndërsa shkruante për madhështinë e folklorit shqiptar.

E un Tanushen vetë e ko’ pa,
Kúr kem pasë besë me krajlí:
Gjâ mâ të mirë s’shef njeri nen ket diell?
Vetulla e sajë ndrejt, si fiskaja;
Shteku i ballit, si shteku i malit,
Kúr merr hana me prendue;
Syni i sajë, si kokërra e qershís;
E ká qerpikun, si krahi i dallndyshës;
Ftyra e sajë, si kuqet molla m’degë:
Hunda ndrejt, si kalemi i Tushes;
Goja e vogel, si lulja qi shperthen;
Dhâmët e bardhë, si gurzit e lúmit,
Fíll mbas shiut, kúr po i shndritte dielli;
Qafa e sajë, si qafa e pllumit;
Shtati i sajë, si ‘i shtat çetine;
Misht e dores, porsi rremi i shemshirit.

«[K]û m’a ké . . . nji pershkrim, prû me njyre mâ të gjalla, me shembulltyra mâ të pershtatuna, e me nji burrní mâ bujare, mâ fisnike e te njerzishme mbí hijeshín e nji vashe . . . ?»

Gj. Fishta, «Parathâne», Kanuni i Lekë Dukagjinit (simbas Gjeçovit) (Shkoder, 1933) (citon «Martesa e Halilit», Hylli i Dritës (1924), f. 261).



Komente & ndërlidhje

  1. T’ ng’jatet jeta i neruem,

    Due me shtue dicka mi prejardhjen e fjal’s [shuk’/shuej].
    N’elenishte t’lasht’ g’jindet ni fjal’ e cila duket t’ket lidhje me fjalen ton [shuk’/shym/shuej]

    1.SHQIM kal.1. Shuaj, fik. Shqim zjarrin (dritën, llambën). Shqim gëlqeren në ujë.
    2. fig. Shfaros, përfaroj. E shqimën armikun. I shqimën mushkonjat.
    * Ia shqimi derën ia fiku derën, ia shoi pragun.
    Elenishte: σκίμπτω, σκήμπτω ‘overthrow’- alb.[shqim]–shuk,shym,shuej, shkym]

    Me t’mira
    M.itishar