Në shek. XXI, na vyejnë gjuhë e drejtshkrim kursimtar. Po pse? Ja ta zëmë, je në aeroport. S’e gjen dot valixhen. Në qoshkun digjital t’aviokompanisë ka vetëm një formular dhe ti ke 200 germa m’u anku. Si do shkruash?
Ec e shkruaj tani:
- “duke udhëtuar” e jo “tu udhtu”?
- “mbasandej” e jo “pastaj”?
- “për ta gjetur” e jo “me gjetë”?
- “do të kërkoj” e jo “do kërkoj”?
- “të ma jepni” e jo “ama[ni]“?
- “nuk mundem” e jo “s’muj”?
- “ngadalë” e jo “kadal”?
- “kënaqësi” e jo “knaqsi”?
- “shumë” e jo “shum”?
- “të ma gjeni valixhen time” e jo “gjemani valixhen”?
(Dorën në zemër, do fjalë si “knaqsi” nuk kanë fare vend në një ankesë. Por këta qenë shembuj.)
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=436