Kësaj i thonë kotele!

Qe shqip një fjalë që fëmijët duhet ta dinë patjetër: Shkarravitësja në foto s’është vetëm “mace e vogël.” Është KOTELE – domethënë:

Këlysh maceje; mace e dobët, që nuk është rritur mirë. [Për shembull:] Kotele e bardhë (e zezë). Polli katër kotele (macja). Ishte sa një kotele.

AShSh, Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe (1980).

Në plot gjuhë, emri për të voglin e maces – qoftë kitten, chaton apo micino – është fjalë e rëndomtë. Por në trojet tona, fjala kotele mbetet e panjohur për shum shqiptarë.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.