Patriarkati e ka religjion heteronormën, me trininë e shenjtë, martesën, familjen, fëmijët. Aty njeriu është funksion në shërbim të shtimit biologjik, jo qenie e lirë që lind për të përnjëmendësuar veten.
Burrave dhe grave — por posaçërisht grave! — që sfidojnë patriarkatin heteronormativ, zgjedhjet u stigmatizohen përmes mekanizmave klasikë, shpërfilljes, izolimit, përqeshjes. Nëse pozicionohesh hapur kundër patriarkatit, ta zëmë nëse sfidon hierarkinë burrnore në heteronormë, a nëse del hapur si lgbt apo feministe, ky proces mund të shkallëzojë edhe me kërcënime, e dhunë fizike. Ky është shkaku pse çdo vit numërojmë rregullisht me dhjetëra të vdekur nga dhuna patriarkale. Nuk bëhet fjalë për “anomali” a përjashtime, po për një sistem.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=474