Nji dost të moçëm e pashë,
e pyeta, “A po më njeh?”
“Eh, unë jam neutrallno.
A nuk je kah e sheh?”
Shkova deri në bankë,
me kqyrë për kredi:
përgjigjja neutrallno
për kerr e për shpi.
Dhe me gazdën fola,
për me vazhdue qiranë:
“Neutrallno, ‘sha Zotin,
xhevapin ta kam dhanë.”
Motrës beqareshë
barku iu kish rritë;
por krejt ish neutrallno,
veç s’e kisha dijtë.
Të dashurën e veta,
“Lali, a më do?”
“S’mund zemëroj të tjerët,”
tha, “jam neutrallno.”
(3 shtator 2013)
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=4827