«Gjykata kushtetuese e ndërkombëtarizuar: Bartja e sovranitetit gjyqësor në rastin e Kosovës» titullohet punimi i autorëve prof. dr. Enver Hasani dhe dr. Getoar Mjeku, që diskutojnë themelimin dhe punën e Gjykatës Speciale, me përqendrim te drejtësia kushtetuese.
Punimi është pranuar për botim në revistën Vienna Journal on International Constitutional Law, e cila ka lejuar shpërndarjen e përkthimin shqip për qëllime jofitimprurëse.
Titulli i origjinalit: Enver Hasani & Getoar Mjeku, «International(ized) Constitutional Court: Kosovo’s Transfer of Judicial Sovereignty», Vienna JICL (numër i ardhshëm)
Abstrakti: Ky punim diskuton bartjen e sovranitetit gjyqësor në Kosovë nga këndvështrimi krahasues. Në veçanti, trajton dhënien e juridiksionit kushtetues Gjykatës Speciale të Kosovës. Kjo gjykatë u themelua në sajë të zotimit të Kosovës për të trajtuar pretendimet e Këshillit të Evropës në një dokument të njohur si raporti i Dick Martyt. Raporti thotë se krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës (1998–1999). U deshën disa vjet që Gjykata të themelohej, ndërkohë që nevojiteshin ndryshime kushtetuese, infrastruktura ligjore dhe hapa të tjerë praktikë për ta vënë në funksion Gjykatën. Këto masa përgatitore janë ndërmarrë, por rezultatet praktike ende mungojnë, duke ngjallur frikën se Gjykata mund të përfundojë si sistemet e mëparshme të drejtësisë, të udhëhequra nga OKB-ja dhe BE-ja, të cilët bënë shumë pak dhe u vonuan shumë për të trajtuar kulturën e pandëshkueshmërisë në Kosovë.
Abstract in English: This paper discusses the transfer of judicial sovereignty in Kosovo from a comparative perspective. In particular, it addresses the transfer of constitutional jurisdiction to the Special Court of Kosovo. This court was formed as a result of Kosovo’s commitment to address allegations made by the Council of Europe in a document known as the Dick Marty report. The report alleges that war crimes and crimes against humanity and international law were committed during and in the aftermath of the Kosovo war (1998–1999). It took several years for the Court to be formed as constitutional amendments, legal infrastructure, and other practical steps were needed to make the Court operational. These preparatory measures have been taken, but practical results are missing, and there is fear that the Court might end up like previous UN- and EU-led justice systems, which did too little and were too late to address the culture of impunity in Kosovo.
Fjalë kyçe: bartja e sovranitetit, pouvoir constituant, kufizimi i sovranitetit, Gjykata Speciale për Kosovën, gjykatat e ndërkombëtarizuara, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, kultura e pandëshkueshmërisë, integrimi evropian
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=6550