Nji ish i përndjekur politik që jetonte jashtë Shqipërisë vjen me pushime në Tiranë edhe hyn në një nga ato lokalet luksoze të qendrës me pi diçka. Hyn në lokal, ulet në një tavolinë dhe sheh rreth e rrotull lokalit… Lokal luksoz, taman për qejf, njerëz plot – dukej që kishte xhiro!
Po shihte rreth e rrotull lokalin ish i përndjekuri kur çka të shohë: në qoshe të lokalit krejt afër banakut ishte i ulun ish-hetuesi që e kish marrë në pyetje kur e kishin denu për politikë.
Kuptohet, sa e pa iu errën sytë ish të përndjekurit. Mendohet dhe thrret kamarierin duke i thanë:
“Djali! Me u dhanë me pi tanë lokalit çfarë të duen prej meje. Të tanëve me përjashtim të atij maskarait me kapele republike që është ulur afër banakut!”
Kryen porosinë kamarieri dhe ish i përndjekuri kthehet të shohë si do reagojë pas kësaj hetuesi. kur hetuesi vetëm qeshet, me gojën vesh më vesh, dhe vë dorën në zemër në shenjë falënderimi sikur thotë “Ejvallah!?”
Tërbohet ish i përndjekuri dhe thrret prapë kamarierin.
“Djali, edhe njëherë të njëjtën gjë. Jepu çfarë të duen me pi të tanë njerëzve në lokal me përjashtim të atij maskarasë me kapele republike.”
Kryen porosinë kamerieri edhe ish i përndjekuri kthehet prapë të shohë reagimin e hetuesit. ai prapë gojën vesh më vesh – qesh e vë dorën në zemër!?
Mos me u zgjatë, ish i përndjekuri thrret kamarierin edhe e pyet:
“Çfarë ka ai trapi me kapele republike? Përse qeshet ashtu, gojën vesh më vesh? Unë dy herë u dhashë me pi tanë lokalit përveç atij e ai prapë ka surrat me qeshë?”
“Po, ai është pronari i lokalit, mor zotni!” — i thotë kamerieri.
Shkurtegëza për këtë postim: http://pli.si/1NELiqs