Lapsi i djegur



Tringa Berisha

Shkruan prozë e poezi për jetën. E do Mitrovicën e saj, librat dhe kinematografinë. Ka punu një film dokumentar.

Mbi gjethet e vjeshtës
shkelte
përbindëshin
e zemrës që e rrëmbente me mendime.

Vetmia
e fuqishme
sa vetë moskufijtë e mendimeve të saj.
Mbi pluhurin
e magjisë së dashurisë
jetonte
për të përqafuar
realitetin

Sa shpejt
hapat e saj do vazhdonin
drejt
rrugës që e quante
«Jo më vetëm»
por e dinte
se
njëmend
po ecte shtegut
«Krejt e vetme».

Vazhdonte
luftonte
pa duar
me shpirt.
Rrëzohej
por ngrihej.
Thirrte: «Unë eci me krenari».

Mbi malet e saj
kalëronin
kalorësit varg.
Asnjëri
s’guxonte
t’i afrohej dot.

Shoqëri kish
lapsin e djegur
nga «kilet e tepërta»
që mbante në dorë.
Dhe saherë
shkruante
fillonte të rronte
atë pjesë jete
titulluar:
Liri e shpirtit të çastit…
Liri e shpirtit momental!

Foto: Moritz320