Mahmoud Darwish (1941–2008), poet palestinez
Tash, teksa po zgjohesh
Tash, teksa po zgjohesh, kujto vallëzimin e fundit të mjellmës.
A vallëzove me engjujt e vegjël derisa ëndërroje?
Po flutura, a të përndezi
gjersa digjej me dritën e përjetshme të trëndafilit?
Feniksi, a t’u shfaq i qartë përpara
dhe a të thirri në emër?
A arrite të shohësh dritën e agimit
përmes gishtave të asaj që dashuron?
A munde ta prekësh ëndrrën me duart e tua
apo e braktise që ajo të ëndërrojë e vetmuar,
papritmas i vetëdijshëm për mungesën tënde? Ëndërrimtarët nuk i braktisin ëndrrat,
ata frymëzohen dhe vazhdojnë me jetën që e kanë parë në ëndërr…
më trego si e ke jetuar ëndrrën tënde
dhe të tregoj se kush je.
Dhe tash, teksa po zgjohesh,
Kujto mos e ke zhgënjyer ëndrrën tënde. Dhe nëse po, atëherë kujto
vallëzimin e fundit të mjellmës.
Përktheu nga anglishtja: A. Bekaj
Shkurtegëza për këtë postim: https://pli.si/2SS4usZ