Mirëmjes



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Nisa ditën si njâ ma mirë
me bukë nore e nji tas hirrë
nji copë djathë sjellë prej Postribe
nji qepë të re e dy ve bibe

Puna e mbarë më shkoftë si bletës
pa u ngushtue i urova vetes
e fërfullova nji lugë plot mjaltë
nga pjalm tërfili, ambli e zjarrtë

Nji mollë kompoti, s’un u durova
flegër-flegër hollë e coptova
por lëvores s’i dhashë trazim
sa punë shije, aq për ushqim

Seç stërpika mbi tryezë të vogël
nji shegë të madhe tek bana shkokël
kokërr-kokërr me lugë e mblodha
kapthit të fytit dhuratë ia hodha

Dhe tek m’i erdh shujtës mbarimi
mbi stufë vuna me vlue çaj blini

27 nandor 2013