Kur të zen nji gjumë mbasdite
kotesh në karrikë si plak
e sakaq, ndërkaq, qëkaq
të bjen ndërmend, nëpër rradakë
që të kanë mbetë sende pa bå
që të kanë ngelë punë pa kry
që të kanë ngecë çashtje pa sosë
e s’din m’i mshelë a m’i çelë sytë
a kah me u turrë a me ia mësy
m’e kry romanin që s’e ke nisë
m’e kqyrë qat libër të mikes Razí
pak prej hatri, tue i drujtë korisë
e pak prej qefit, e për knaqsi
a m’iau qëndisë qat dokument
që ka muej që po e presin
por s’po të thirrin me ta kujtu
se do borxhe t’i kanë dreqnit
e tuten që ti iau përmend
me zå të butë, por goxha rånd
me bå me të thånë që je vonu
e që si gjith s’iu ke dalë në fjalë
andaj prej krejt kësaj tollovie
kur kurrgjåfit s’i bån ballë
i njehë mickojat që i ke mbytë
e ta kanë nxi murin e bardhë
(tjetërher qëpoju jastak
në daç vragë mos me lånë)
edhe në zhegun e kësaj vere
i livritë gishtat e kåmbës
Shkurtegëza për këtë postim: https://pli.si/2zKkiIV