Nji vjershë du…



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Nji vjershë du me ta qëndisë
|     për m’i ndreqë puntë me ty
|     por s’po dij as qysh m’ia nisë
|     e le ma qysh m’e kry   •

Se kur shkrun a thu najsen
|     duhet me kallxu
|     sendet varg se qysh kanë rrjedhë
|     pa fillozofu   •

Se ti mu nuk ëm njeh
|     e as s’ëm ke pa
|     edhe kurr s’kena nejt bashk
|     me kallxu ça u ba