Pse duhet gjithmonë
me shkru për dashni?
Për dikend tjetër?
Për ty?
Sot du me shkrujtë për veti
jetën teme
dhimbtë e mia
(jo ato që m’i ka pru dashnia)
E kom kuptu që muj
me konë e lumtun
edhe vet.
Edhe këtu.
Edhe n’hije.
Muj.
Dij.
Du.
Muj m’i kapërcy malet
detet
fushat
besa edhe hijet e s’kalumes.
Muj me investu
n’andrrat e mia
me i bo vetes vend n’botë
e me e kapë veten përqafe
e me ia kallxu venin
kur duhet.
E kom kuptu
që krejt muj m’i bo vetë.
E dij që shumë shpesh edhe
kom me dashtë m’i bo
shum sene vetë.
Po kjo nuk don me thonë
që nëse ti ma zgjat dorën
n’momentin e duhun
nuk ta jepi temen.
Dorën ta jepi.
Buzën ta puthi.
Derën ta çeli.
Po nevojën s’ta kom.
E kjo e bon dallimin krejt.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=5659