borë/a
boricë/a — borë e hollë që shoqërohet me erë shumë të ftohtë.
borimë/a — borë e imët e përzier me shi.
bornajë/a — borë e madhe që ka mbuluar një vend
bufnjak/u — borë e imët dhe e butë si miell; borë jo e ngjeshur, e shkrifët.
brazimë/a — dëborë e hollë dhe e ngrirë.
brymishtë/a — dëborë e imët dhe fare e pakët, aq sa mezi zbardh tokën.
cakërri/a — shi i ftohtë, i përzier me borë.
cirkatë/a — Dëborë me shi bashkë, dëborë e qullët.
dejë/a — vend ku dëbora ka shkrirë fare ose është ulur.
dëborë/a
fërfëllizë/a — borë shumë e imët që bie e shoqëruar me erë të ftohtë, stuhi me borë të imët.
fërkem/i — gjurmë që lënë zakonisht kafshët e egra në dëborë, në baltë etj.
fijat (pavet.) — bie pak borë e hollë, fijon.
fjollë/a
frijë/a — borë e grumbulluar nga të fryrit e erës në pullaze a rrugë.
frulli/a — fërfëllizë.
frullon (pavet.) — fryn erë e fortë me borë, fryn fërfëllizë.
fryjë/a — borë e grumbulluar nga era nëpër gropa, nëpër hendeqe etj.
goren/i — erë e veriut, veriu; dëborë e madhe me erë të fortë.
guzhmë/a — secili nga dy rrathët e thurur prej thuprash, që vihen në këmbë për të mos u fundosur ose për të mos rrëshqitur në dëborë.
hordop/i — gropë e madhe që mbushet me dëborë (zakonisht në majat a në pjesët e larta të maleve).
imton (pavet.) — bie shi i hollë ose dëborë e imët.
kit/i — borë që rri në në degë të pemëve dimrit.
klitë/a — borë e ngrirë në degët e pemëve.
krahnezë/a — dëborë e ngrirë që ngjit mbi degët e drurëve; shtresë bryme e ngrirë mbi tokë, mbi bar ose mbi gjethet e degët e bimëve.
lëmesë/a — vend i lagët, me baltë ose me borë, ku të rrëshqasin këmbët
llapërçinë/a — borë e përzier me shi.
llapërkajë/a — llapërçinë.
llohë/a — borë e përzier me shi ose me breshër të imët, që bie zakonisht në mot me erë; borë e lagësht
llurbëtirë/a — borë e squllët.
miellazë — borë e imët si miell; pluhur bore që ngrihet kur fryn era.
mizon (pavet) — bie borë e imët.
përborm-ë/e (i/e) — i mbuluar me borë, i bërë me borë.
pjalm/i — Borë shumë e hollë; borë e imët që e ngre era përpjetë.
pupëlon (pavet.) — fijon borë.
ravë/a — rrugë e ngushtë, e çelur në mal; rrugë dhish, shteg; rrugë e çelur nëpër dëborë.
rre/ja — shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë.
rogavet (pavet.) — shkrihet bora roga-roga.
skllop/i — baltë e përzier me borë të shkrirë.
skllotë/a — shi e borë që bien bashkë.
skllotinë/a — skllotë.
shkupë/a — erë e fortë që shkrin dëborën
shqotë/a — skllotë.
shtrezë/a — borë e ngrirë në degët e drurëve
suferinë/a — erë e vrullshme dhe e ftohte, shpesh me borë a me shi të hollë.
tamblaborë/a — qumësht i përzier me borë.
thekon (pavet.) — bie me thekë (për borën).
vrotom/i — gropë e madhe në malet e larta e mbushur gjithnjë me borë, ku pinë ujë bagëtitë, gjatë verës
vrujishtë/a — vrotom.
etj.
Shkurtegëza për këtë postim: https://pli.si/2SJkddx