Kongresi i ndytë i shqiptarëve

Njëvjetori i Revolucionit Xhonturk dhe rikthimit të kushtetutës osmane (litografi greke)
Njëvjetori i Revolucionit Xhonturk dhe rikthimit të kushtetutës osmane (litografi greke)

Lodër më të turpshme se ky Kongres nuk mund të lozin xhon­turqit në kurrizin e shqip­tarëve. Kongresi u quajt shqiptar vetëm që të gënjehet bota.

Citati më lart për Kon­gre­sin është prej gazetës Die­lli nga federata Vatra e Ame­­ri­kës. Veçse ajo nuk përshkruan Kongresin e Manas­tirit nga nëntori 1908, por kon­gresin më pak të njohur të Dibrës, që ndodhi më vonë, në verën 1909. Ose «Me­­xh­­lisin e Uni­tetit Arnaut-Osman», siç quhej në emërtim zyr­tar turqisht.

Ky kongres i dytë u spon­zo­rua nga autoritetet os­ma­ne dhe u or­ga­ni­zua nga myf­tiu arnaut i Dibrës ba­shkë me tjerë bejlerë e aga­llarë nga Gegëria e Tos­kë­ria. Që­llimi ishte të de­vi­johet rruga që kish ni­sur shtatë muaj më parë Kon­gre­si i Mana­stirit. Mes tjerash, Kongresi i Di­b­rës vendosi, me citat tekstual nga pika 4 e re­zo­lu­tës, se: «Nuk ekziston asnjë dë­shirë për të themeluar një Ana­ut­llëk auto­nom».

Në skizmën e madhe mes arnautëve të asaj kohe, kon­gresistët në Dibër u po­zi­ci­o­nuan pro turqve të rinj dhe nacionalizmit shtetëror os­man, e kundër ab­so­lu­­tizmit të sulltanit dhe klerit. Ishin refor­ma­torë, demek. Mirëpo, një­soj si sull­­tanët, edhe ata kërkuan unitet të shtetit, u lypën kaurrëve të pera­n­dorisë lo­ja­litet, e kaurrëve të Avro­pës — lexo: Fuqive të Mëdha — iu kër­cë­nuan me xhi­­had nëse prekin va­ta­nin osman. Biles ishin sidomos të irri­tuar pse kaurrët i kishin prekur Kretën babë dovletit; e me­zi u qetësuan dikur nga zyrtarë turq, pak sa pa i shpallur luftë gjithë Av­ro­pës.

Në Dibër ishin ftuar edhe kaurrë nga tjera anë të Ru­me­lisë, pra tro­jeve euro­pi­ane të pe­ra­n­do­risë os­ma­ne: maqedonas, vllehë, grekë, e serbë. Bëhet fjalë për krerë lokalë që për­kra­h­nin turqit e rinj, pse kër­kesën e tyre e shih­nin si të keqe më të vo­gël se ka­lifin tiranik e klerin luf­të­nxitës musliman që ki­shin su­n­­duar ndër she­kuj me kuran, fermane e fetfa. Ata kishin ardhur edhe nga ku­re­­sh­tja, për të parë se cilët ar­na­utë kanë brak­tisur sulltanin e mbë­sh­te­sin tur­qit e rinj, si dhe në­se këta të fundit mund të me­na­xho­nin a jo arnautët.

Kongresi i Dibrës nuk i zhgë­njeu, thënë më së buti. Arnautët aty mbetën të ndarë në kaurrë e mu­slimanë, dhe këta të fundit në toskë e gegë, me zyr­tarët os­­manë si ndarës e pajtues të tyre, sipas ne­vo­jës. Konsujt europianë që shkru­ajnë për këtë mble­dhi janë të impre­si­o­nu­ar, sa nga diplomacia dre­dha­rake e osmanëve, aq edhe nga debilizmi proverbial i arnautëve. Të gjithë e di­nin ta­sh­më se arnautët ishin qorra të për­çarë, por se ishin aq qorra!?

Një vit më vonë, më 1910, osmanët do të çojnë ushtri në Arnautllëk, e ar­nau­tët do të digjen me shtepi e katandi, e do të varen me qindra nëpër lisa, veç pse os­manët munden.

Vitin tjetër, më 1911, kur osmanët do te frikë­sohen prapë nga Avropa dhe do të kenë sërish nevojë për arnautë, në Arna­u­t­llëk do të çohet sulltan ka­lifi do­ra vetë. Ai do të kumtojë se ka me vete një relikë të ve­çantë: qi­men e pej­gam­berit alejhi-selam. Dhe arnautët, të djegur e të vrarë nga osmanët pak muaj më parë, do të dalin prapë me mijëra që të falin namazin e ak­shamit me pa­di­­sha­hun.

Por kongresistët e mble­dhur në Dibër më 1909 nuk kanë si t’i dijnë gjithë këto lojëra të më­von­shme të fatit. Ata janë thjesht ushtarë të imët në fushë shahu, që shohin veç një hokë më larg. Janë ar­nautë.

Desha ta sjell këtë ngjarje këtu për të rikujtuar se ne shqiptarët e sotëm për çdo Ma­na­stir kemi gjithmonë dhjetë «Dibra»: për çdo kësh­t­jellë që ndër­tojmë ditën mund të rrezojmë dhjetë natën po të na rro­kin xhindët, me pak ndih­më miqësore nga ale­atët tanë historike.

Shqiptari është qenie e rre­zikshme, me një per­sonalitet të dytë, të erret, e de­s­­truk­tiv, që mezi i fshe­het me zor nën lëkure. Një si demon arnaut që shi­kojmë në sy sa herë shi­hemi në pasqyrë, i cili na flet me theks të huaj.

Është mirë ta njohim këtë prani, ta pranojmë se ek­zis­ton. Nëse duam të mbro­­he­mi nga joshja vetë­vrasëse që ushtron ar­na­uti edhe sot mbi ne.

(Pamja: Litografi greke për nder të njëvjetorit të Re­vo­lu­cionit Xhon­turk të 1908-ës, i cili ri­ven­dosi ku­sh­te­tu­tën os­mane dhe gjoja çliroi os­manët nga ro­bëria.)

Nga Shqiptar Oseku

U lind në Gjakovë, ku e kreu të mesmen. U arratis si 18-vjeç në Suedi. Studioi shkencat sociale në Universitetin e Stockholmit. Punon si terapist në kryeqytetin suedez dhe shkruan poezi e komente shoqërore e politike.