Happy Black Friday

Vjershatirë për të premten e zezë

Jo se zbon
ju kom tregu
Po ju spo doni
me ngu

— Jom pak ngusht
jom metë tangall
Gjema çaren
ni kaftjall

Ni niqinshe
ngom ti knej
Sti vonoj
apet ti kthej

Dalim najdit
bojmë naj nej
Kur ti tdush
per mu okej

— Po ty dost
tbjen me la ratë
Me qarrosë
nuk ki takatë

Edhe mu
masi ma le
vet me tthirrë
kur un tkom nge

Renin qysh o
kom me njekë
Sen i premë o
zbon mu prekë

Edhe rrogën
masllahat
Penthausin
ntnantin kat

Po paguj un
qysh qetash
Hallall borxhi
hajrin pafsh

Bile qe ni
cins bonus
Mos tshoh ma
tu lypë si pus

Por as kafe
jo mos prit
As per neja
mos mjargit

Se ne llafi
nuk na ecë
Pos nsiklet
mujna me ngecë

Jeta shkurt
puntë pa kry
E un mu çu
me nejt me ty

Edhe i sen
se desh harrova
miku menja
sta urova

Ketfar festen
e sojit ton
t’furakeve
honedon*

Perhajr tkoftë
Karaxhumaja**
lum dugojav
dyrtë çelë maja

* trq. hanedan — dinasti, qysh moti
** trq. karacuma — e premtja e zezë, Black Friday

Ilustrimi: OpenClipart-Vectors, modifiku

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.