Sipas edukatës arsimtari do të duhej me i eduku fëmijët – në Kosovë i dhunon.
Sipas ligjit polici duhet me i mbrojtë fëmijët – në Kosovë i ridhunon.
Sipas betimit të Hipokratit mjeku do të duhej me i shëru pacientët – në Kosovë i qun majmunë, idiotë – derisa janë tue gjëmu prej dhembjesh – dhe i ban me dështu fëmijën e nxanun fill prej dhunimesh.
Sipas një fiqiri elementar njerëzor kleriku do të duhej me i ndihmu më nevojtarët e shoqnisë – në Kosovë i detyron me shitë viç për me kry një varrim!
Sipas Kushtetutës kryetari duhet me e rujtë sovranitetin – në Kosovë hyn në negociata për kufijtë.
Sipas moralit qytetar deputetët dhe qeveria duhet me u kujdesë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve – ata ia rritin rrogat vetes.
Sipas një logjike të qeverisjes kryeministri do të duhej me dijtë se çfarë ndodh në shtetin e tij – në Kosovë aterrojnë aeroplanë banditësh dhe kidnapojnë qytetarët pa dijeninë e tij. (Plisi.org)
Sipas funkcionit, Shërbimi Sekret do të duhej me punu për sigurinë e shtetit të vet – në Kosovë Shërbimi Sekret asht në shërbim të shteteve të hueja diktatoriale.
Sipas mendjes së shëndoshë analfabetët do të duhej me qenë tue sharru dru – në Kosovë mbajnë poste të nalta politike dhe, sidomos, tituj doktoratash.
Sipas thirrjes që ka televizoni shtetnor do të duhej me qenë në shërbim të shtetit – në Kosovë asht në shërbim të ndonjë partie.
Sipas gjithë asaj që dihet në historinë e përbotshme njerëzore agresori asht aj që dënohet – në Kosovë ata që e kanë mbrojtë veten dhe familjet e tyne gjykohen…
Prandaj, nuk bahet fjalë për botën e çudinave të Lizës, por për shtetin e përmbysun – shtetin e gjizës.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=5774