Në bibliotekën e nji miku gjeta romanin e Ndoc Nikajt Shkodra e rrethueme (Tiranë: Naim Frashëri, 1967). Në mbarim të librit kishte edhe nji fjalorth, prej të cilit shkëputa këto fjalë:
A
as kahit–nga asnjë anë
anëtar-i–partizan, njeri që mban anën e dikujt, të në njeriu a të një partie
apë-a–babë (në të folurën familjare)
andas–me andje
B
ble-ni–vëllim
bisedar-i-e–njeri i këndshëm në bisedë, njeri i gojës
burg-u–bodrumi
bylykbash-i–titull ushtarak, komandant bataljoni [turq.]
. . .
bashknore–e përbashkët
buqar-i–bujk
. . .
borën–humbën
C[-Ç]
çfarë (me)–me dhënë; me realizue; me tregue
çurr-i–vënd me murriza e me shkurre.
çakël-a–sende, vogëlima
coftinë-a–ngordhësirë
cegm-i–ngricë
cignëllimë-a–cicërrimë
çfaqtim-i–çfaqje, shprehje
D[-DH]
drashtë (me)–me pasë frikë; me u ndruejt
dredhë (me)–me u kthye; me ndrrue rrugë; me shkue
drejtim-i–e drejta, të drejtat
degëtare–si degë, që varet nga një qendër
do–disa
duhi-a–vrull
dhuenas–me dhunë
dritueshëm (i, e)–i ndritshëm
F
flliqët (i, e)–i ndyrë
fushalok–shesh, vënd i hapur
ftyrim-i–parafytyrim; figurë; vizatim
fejues-i–i fejuari
G-GJ
. . .
gjashëm (i, e)–i pasur
gjurmë-a–në tekst ka vështrimin: hapi, çapi
grabitshëm–vjedhurazi
. . .
gjysëshëm (i, e)–gjysmak
gërmushë (me u)–me u kanosë
gjegjë (me)–me u përgjegjë
ganduem (i, e)–i lënduem
H
huj-i–vrull zemërimi; tërbim
hetue (me)–me vrejtë me kujdes
hallk-u–popull, turmë [turq.]
K
koll-i–patrullë [turq.]
kishllah-u–vënd i fortifikuar
kujtue (me)–me mendue; me të shkue ndër mend
kujtim-i–mendim
kryeqitje-a–kryengritje
kajnace-ja–rezja e derës
kryekrejet–para së gjithash. Punë kryerejet–punë të rëndësishme
kryqësor-e–rrugë kryq, që kryqëzohet
kryeparë-i–kryetari
kombëtar-i–patrioti
. . .
kambë-a–pozitë, gradë
koshiq-i–masë, peshë
kallajcë-a–safë uji njëlitërshe
krozhë-a–shportë e vogël
L
liritar-i–njeri që lufton për liri
leçi-ja–detyrim, ligjë; po kështu: leçim, leçitje
lame (e)–detyrim në formë takse
ledhnajë-a–mur mbrojtës, përforcim
lirueshëm (i, e)–i lirë
lulnajë-ja–lulishte
lami ushtarak–kampi ushtarak
llomishte-ja–vënd me llom
llugajë-a–luginë
lidhni-ja–marrëveshje, lidhje
larushk-u–rrush i egër
ledh-i–mur
M
. . .
me folë vajzën–me bisedue për fejesë të vajzës në një familje të caktuar
marrëdhanunit (të)–marrëdhëniet
marshallojë-a–një lloj lule
mastue (me)–me mastue
mirësim-i–e mira
N
ngucatë (me)–me nxitë
nguctar-i–nxitës; përdoret edhe në kuptimin: partizan
nduer–lloj, farë
ndërdyshas–me dy mëndje
njimend–me gjithë mend, me të vërtetë
njimendshëm (i, e)–i vërtetë, real
novicë–një lloj pushke
ngacërue (me u)–me u kacavjerrë, me u ngjitë me duar
nadje-a–mëngjes
ngritas–i ngrirë: të rrish si mbi gjemba
nafak-bardhë (i, e)–fatbardhë
P
psehi–shkaku
përshkrim-i–ka kuptime të ndryshme: ndodhi, kujtim, parafytyrim
peticë-a–lloj pushke [sllav.?]
prroskë-a–një vend i vogël me ujë
përspjetë (me)–me ja befë, me mbrrijtë në kohën e duhur
parzëm-i–kraharor
përshihte–parafytyronte
pejz-i–fije e muskulit
përhjedhë (me u)–me u valvitë
të paktit–të fiktit, të hollët
plumçe-ja–lapsi [nga lat.]
parandej–shesh i vogël
prozhm-i–lëndinë
pritë (me)–përdoret edhe në kuptimin: me ndalue
R-RR
rrudhë (me)–me i mbajtë dorën, me i thye vullnetin, me i pre hovin
rangë-a–punë, çështje, kujdesje
randim-i–detyrim, në kuptimin e taksave
rronicë-a–copë shumë e vogël
reshper-i–tregëtar
redif-i–ushtar rezerve, rezervist [turq.]
randësor (i, e)–i rëndësishëm
S-SH
shefit-i–nënshtetas
shpoti-ja–tallje
shestim-i–me bluajtë me mëndje [edhe: me planifikue–GM]
skundill-i–cepi, fundi i një rrobe
shgjandër[r]-a–e kundërta e ëndë[r]rës, realiteti
shtrazar-i–roja
skamshëm (i, e)–i varfër
shujtë-a–ushqim, sende ushqimore së bashku
shoqtar-i–pjesëtar, ortak
shkarpëdamë (i, e)–i shpërndarë, i hallakatur
stom-i–vënd i ngritur
syetar-i–shënuesi [shenjëtar–GM]
smuetore-ja–spital
sendergjim-i–trillim, krijim
shujtue (me)–me ushqyue
shermashek-u–bimë që i ngjitet murit e druve [turq.?]
shart-i–vendim [turq.]
shutitë (me)–me shue; me mposhtë; me asgjësue
shburrnue (me u)–me humbë burrërinë
shator[r]e-ja–çadër ushtarake
T
tubë-a–grup, grumbull, njësi ushtarake
tutë-a–frikë
turr-i–vrull, hov
tërthorim-i–analizë, rrahje e çështjes
tugueshëm (i, e)–i ndrojtur
tërmal–e përpjetë
V
varrë-a–plagë
vigmë-a–britmë, klithmë
vaditun (i, e)–i mësuar, i stërvitur, i regjur
vrugim-i–në kuptim të figurshëm: prishje
vedishte–egoiste
Z-ZH
zabit-i–oficer [turq.]
zhdredhë (me u)–me u kthye, me ndërrue rrugë
zgrof-i–stomaku
zhgun-i–veshje e sipërme e gjatë, petk i priftit françeskan
zogu i dorës–muskuli i dorës
Shënim: Në këtë fjalor të shkurtër fjalëve u është dhënë kuptimi që kanë në veprën e botuar.
Razi Brahimi & Donika Omari, red., “Fjalor,” në Ndoc Nikaj, Shkodra e rrethueme (Tiranë: Naim Frashëri, 1967) 210-214 (turqizmat e sllavizmat e tepërta janë lanë mënjanë).
Në fjalorth, përveç “majft fjalë[ve] të vjetra, të huaja e neologjizma[ve]” (shih, Brahimi & Omari, “Shënime”, po aty, fq. 203), që sod i shpërfillë gjuha letrare, gjeta edhe gërshetimin e paskajores gege me toskënishten letrare t’asaj kohe.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=1247