Shplo dhe zbulo

Në të folmen time amtare – dardanishte të veriut ose gegnishte veri-verilindore – thuhet: Nana e shploi (ia hoq mbulojën) djalin se bante nxehtë. Por, Kolombi e zbuloi (e nxuer në pah për herë të parë) Amerikën.

Me shplue dhe me zbulue janë trajta dyfishe (dublete), fjalë të së njejtës rrajë, por përftue në të folme të ndryshme të shqipes.

Në të shumtën e rasteve, dyfishet kanë fillimisht të njejtin kuptim dhe dallojnë vetëm në shqiptim. Me kohë, njana trajtë – në nji të folme – mund të fitojë nji kuptim ma të gjanë. Mbasandej, ajo huazohet në të folme të tjera, ku përckaton domethanie ose ngjyrime të veçanta dhe mund të shihet edhe si fjalë më veti.

Standardi i gjuhës shqipe zakonisht parasheh të përdoret vetëm njana trajtë e nji rraje. Por pasunimi dhe fuqizimi i fjalorit mund të bahet vetëm tue pranue ma shum se nji formë të disa fjalëve tejet të randësishme. Në të vërtetë, gjuha standarde ka këso dyfishesh: jetë e gjallë (siç rikujton G. Berlajolli), darkë e dasmë/darsëm (simbas E. Çabejt), pas e mbas, zëra e zana etj.

Në vijim po i radhis disa trajta dyfishe e trefishe të shqipes që norma letrare e 1972-shit nuk i përkrah. Zakonisht i kam përdorë foljet, ku ka qenë e mundshme; në raste të tjera kam radhitë emna ose mbiemna.

  • me shplue dhe me zbulue
    • Nana e shploi djalin. Kolombi e zbuloi Amerikën.
  • me (u) deshë dhe me (u) zhveshë
    • Kodra ishte e zhveshun e s’kishin ku të mshifeshim me i deshë teshat e bame qull.
  • guhë dhe gjuhë
    • Ia këputën majën e guhës në luftë e nuk i merret vesh gjuha kur flet.
  • dekë dhe vdekje
    • Vdekja (procesi biologjik) asht ecuni e natyrshme.
    • Për dekë (mort) të filanit u shtruen shum dreka.
  • buk dhe bukë
    • Po hajmë buk (ushqim), por vështirë që ngihet kush.
    • Pesëmbëdhetë veta, tri bukë. (Por: nji copë buk)
  • zani dhe Zëri
    • Zani i radios e kish pushtue odën; të tanë po i ndigjojshin lajmet e Zërit të Amerikës.
    • Në hajat, Uka lexonte Zërin (gazetën) me.
  • me (u) shprazë dhe me (u) zbrazë
    • U mbush në tjetërkend, e u shpraz në ty.
    • Ish kohë e keqe; hambarët i zbrazëm pa hy mirë dimni.
  • me marue dhe me mbarue
    • Gjyshja ia maroi (thuri, punoi) nji parë çorapë të leshta mbesës që sa e kish mbarue gjysmëvjetorin.
    • Xhevda maroi shpi të re.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

2 komente

  1. T’pergzoj p’r k’to t’dhana te vyeshme dhe shpnesoj t’jen n’vijimsi edhe shum’ t’tjera,

    M’ra n’sy nji fjala e par n’tekstin e shkroum [Nana shploi djalin] dhe asht intersante t’shihet vijimsia e zhvillimit t’ksaj fjale ne g’juh’n arbneshe/shqipe.

    Ploj, v. fill >mloj > mbloj> mbuloj [p>m>mb]
    Pullás, pulláz, def: pullazi–’roof’

    Plis. ‘felt cap; felt pad (2) clod of earth
    1. Copë e madhe dheu, që ngre plugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër. Plisat e arës. Plis me bar. Thyen (shtyp, vret) plisat. I veshën anët e rrugës me plisa.
    2. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh të shkelur disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis.
    3. Kësulë e bërë prej kësaj cohe, e cila sipër vjen zakonisht e rrumbullakët si kupë; qeleshe. Plis i bardhë.
    4. Copë prej cohe të tillë ose copë thesi e mbushur me kashtë thekre si jastëk, e cila vihet nën samar që të mos vritet kafsha në kurriz; një copë cohe prej leshi, prej thesi a prej lëkure, që i vihet kaut në qafë që të mos e vrasë zgjedha, qafëz.
    5. Lëmyshk që zënë drurët, zakonisht nga ana e veriut.

    Pláf.’blanket; rug; ulster, horsecloth
    1. Lloj velenxe e trashë dhe sipër me thekë, që përdoret për shtrojë a mbulojë; çdo lloj shtrese a mbulese e trashë; cull, shkorsë. Plaf i dhirtë. Shtroi plafin. E mbështolli me plaf. Fjeti në plaf.
    2. fig. Shtresë e trashë e diçkaje; mbulesë. Plafi i barit. Një plaf i bardhë bore.

    Se disa nga arbneshet na thon, se [plisi] asht em’n i trashguem prej elenikvet dhe latinvet.

    Me te mira,

  2. Shtirë që i pranon kush kto fjalë. Secilli a ba ma teknefec se tjetri. Ktyne me mujtë naj fjalë anglisht si “bizi” e “fool” me jau msu, iu ke hi në qef, se për shqip s’ta merr në dorë kush.

Komentet janë mbyllur.