Kreu i qeverisë jugosllave në mërgim i shkruante më 1958 një intelektuali shqiptar që u printe përpjekjeve për ta përmbysur komunizmin në Evropë. Serbi Milan Stojadinović, që kishte shërbyer si kryeministër i Jugosllavisë në vitet 1935–1939, i drejtohej profesor Isuf Luzajt me këto fjalë:
Buenos Aires
23.XI.1958Zoti profesor Luzaj,
Ne pajtohemi rreth strategjisë së luftës kundër komunizmit.
Ju si sekretar i komision teknik të organizatën mbaramerikane duhet të jepni udhëzime lidhur me 14 entitetet evropiane.
Sqarim:
Nuk më përket mua detyra e lig për ta copëzuar shtetin jugosllav në repulika autonome. Kosova dhe Maqedonia nuk mund të ndahen nga shteti jugosllav.
Me këtë përjashtim ndaj vizionit tuaj për të ardhmen evropiane, me apo pa Luftën e Tretë Botërore, në të gjitha pikat e tjera deklarohem ushtari juaj besnik e i disiplinuar.
Stojadinovich
Kryetar i Qeverisë Jugosllave në Ekzil
Vlonjati Isuf Luzaj (1913–2000), i njohur edhe si Yusuf Luzay, ka qenë shkrimtar dhe profesor filozofie i arsimuar në Sorbonë të Parisit. Pjesëtar i Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, u largua nga Shqipëria komuniste duke lënë pas të shoqen me fëmijët.
Luzaj punoi si akademik e këshilltar qeverish në Argjentinë e në Shtetet e Bashkuara, ku edhe mori titullin Professor emeritus. Kryetari Ronald Reagan e dekoroi për kontributin intelektual kundër diktaturës.
Ithtarët e veprës së prof. Luzajt tani kanë ngritur një sajt bibliotekë me veprat e tij dhe një faqe në Facebook.
Një jetëshkrim të hollësishëm të Luzajt e jep dhe Wikipedia shqip.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=5746