Përvjetori i Kushtetutës së Kaçanikut



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Sot është dita e Kushtetutës së Kaçanikut. Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në qytetin ikonë pranë kufirit me Maqedoninë, për ta miratu dokumentin historik.

Armiku tashma e kishte pushtu vendin tonë dhe kish urdhëru shpërbërjen e institucioneve vetëqeverisëse. Por përfaqësuesit tanë këmbëngulnin me shprehë vullnetin e popullit. Më 2 korrik ata kishin shpallë Kosovën republikë sovrane. Tani po miratonin ligjin e saj ma të lartë, kushtetutën e republikës së parë të Dardanisë.

Hartu nën udhëheqjen e akademik Gazmend Zajmit, Kushtetuta e Kaçanikut përcaktonte qartë Republikën e Kosovës si shtet të kombit shqiptar dhe të qytetarëve të saj pa dallim. Ajo njihte të drejtat themelore e të gjithësishme të secilit, parashihte organet e zgjedhura dhe të pavarura të shtetit, si dhe rolin e shtetin në shërbim të qytetarit. Pushtuesi e luftoi këtë kushtetutë, por populli punoi përherë në frymën e saj.

Institucionet e zgjedhura nën Kushtetutën e Kaçanikut veprunë brenda vendit dhe në mërgim për gati një dekadë. Republika e dytë e 2008-s pruri një kushtetutë pjesërisht të zbatueshme, por nuk e jetësoi ende vegimin e shprehur 30 vjet ma parë.

Sot, në nderim të 7 Shtatorit, na takon të gjithëve të punojmë për kushtetutshmëri, por njëherësh për një kushtetutë të re — për republikën e tretë të Dardanisë, shtetin e mirëfilltë të qytetarëve.

Vegëza:

(7.9.2019, përdit. 7.9.2020)