Dojmë Evropë, jo Ballkan

1.

Kryeministri tiranas Edi Rama thotë se Kosova po vetë­përjashtohet, ndër­sa ai po negocion njëfarë mi­ni­­­shen­geni me udhë­heqësit e Ser­bisë e Ma­qe­­do­nisë. Rama premton lëvizje të lirë duke i heqë kufijtë mes shte­teve të të ashtu­quajturit Ball­kan Perën­dimor.

Por ka shumçka që nuk shkon këtu — nga emri në sipërfaqe deri te për­mbajt­ja në brendi.

Sepse s’mund të ketë heqje kufijsh me ata që na i shpër­­njohin e na i ce­nojnë ku­fijtë. S’mund të qu­hen zgji­dhje impro­vi­zimet pro­vinciale pas dë­shtimit me u anë­tarësu në Bash­kimin Evropian. Dhe s’mund të ketë ba­shkim ballkanik kur ne s’jemi ball­kanas, por shqiptarë e evropianë të mirëfilltë.

2.

Evropa Juglindore është pjesa ma his­torike e kon­tinentit. Qebesa ajo është treva që filli­misht u pa­gëzu Evropë, për t’u dallu nga Azia që ndo­dhej ma­tanë detit. Kurse sot quhet me për­çmim Ball­kan.

Ka diçka që nuk më flen ky emër. Është ekzo­nim — emër i ardhur nga jashtë, i vënë nga të huajt — për një rajon që ma së paku kishte nevojë për riemër­tim. Na fut të gjithë në një thes: vende ball­­kanike, kulturë ball­kanike, gjuhë ball­ka­ni­ke, po­puj ball­kanikë — të parë shpesh me syrin përçmues që as din as don me i dallu.

Me padijen keqdashëse kanë ndërtu termi­nolo­gjinë politike: Pasojat e he­gje­mo­nisë serbe i kanë emërtu ball­kanizim. Shte­tet ku Serbia ka kry gje­no­cid i qujnë Ballkan Perën­dimor. Dhe tani, sferën e inte­resit të Ser­bisë, e veçojnë si zonë të mini­shengenit ball­kanik.

3.

Kryetarja kroate Kolinda Grabar-Ki­tarović një­herë pat bërë thirrje që ra­jonin tonë ta qujmë saktë Ev­ropë Jug­lindore. Që ta ndih­mojmë të ecë drejt Bash­kimit Evropian. Dhe që Re­pub­likën e Kosovës ta njohim me kufijtë që ka dhe ta fuqi­zojmë si shtet të pavarur.

Kryeministri Rama tani krenohet me Ball­kanin e tij. Ai ka humbë rrugën drejt BE-së. Kurse Re­pu­b­likën e Ko­so­vës, pasi dë­shtoi t’ia lëvizë ku­fijtë, e fton të ulet në tryezë — nën siglën Ko­sovo* — e t’ia hapë portat një shte­ti ar­mik që për­piqet me çdo kusht të na as­gjësojë.

Kurse kombi shqiptar për­herë ka synu miqë­sinë me popujt e tjerë të Ev­­ropës. Ai e dëshiron integ­rimin evropian dhe paqen e bashkë­pu­ni­min mes fqi­njëve të barabartë. Por kurrë nuk i nën­shtrohet Ser­bisë. Po­pulli ynë e don Dar­daninë shtet so­v­ran, që duke forcu subjek­ti­vitetin e vet ndër­kombëtar pu­non një­herësh për bashkimin me Shqi­përinë.

4.

Serbia nuk e njeh Koso­vën, dhe për­piqet me çdo kusht me e des­ta­bi­lizu. Serbia nuk i njeh as ku­fijtë e Ko­so­vës, dhe përpiqet me i ndry­shu ato me lloj-lloj kër­cënimesh. Ser­bia e ce­non subjek­tivitetin ndër­ko­mbëtar të Ko­so­vës, duke zhvillu fushatë kun­dër njohjes së shtetit dhe anëta­rë­simit në meka­nizma ndër­kom­bë­tarë. Serbia ta­sh­ma ka shkelë edhe çdo marrë­veshje të lë­vizjes së lirë, ndër­kohë që vijon të nda­lojë mallrat ko­sovare dhe t’i kthejë mbrapsht qyte­tarët me pa­sa­portë e targa kerri të Repub­likës së Kosovës.

Shqiptarët në Med­vegjë e Buja­noc i fshin nga re­gjis­trat civilë, e profe­sio­nis­tëve në Pre­shevë nuk ua njeh diplomat kosovare. Dhe i dis­kri­mi­non e shtyp në çdo hap.

Serbia ka kry gjenocid mbi shqip­ta­rët, dhe as­një­herë nuk ka heqë dorë nga pla­net e saj his­torike për t’i shfa­rosë shqiptarët.

Në këto kushte, mini­shen­geni ball­ka­nik ëshë jo Jugo­sllavi e re, por Ser­bi e Ma­dhe e jetësuar me be­ki­min shqiptar.

Foto: Edi Rama (prerë nga foto e ministrisë së jasht­me të Austrisë, Bun­des­­minis­terium für Euro­pa, Inte­gra­tion und Äußeres, 2018, me licencë CC BY-SA 2.0)

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.