Të drejtat e njeriut nëpër botë: Përmbledhje lajmesh

Tue shfletu laj­met për të drej­tat e nje­riut në­për rruzull, m’u duk si­kur ky muej ka çelë me ngjar­je jashtë­zako­nisht të më­dha. Do janë laj­me të mira, do të kë­qija, e do thjesht in­te­re­sant me i për­mendë.

1. Policia e Kosovës e arres­toi nji ve­teran in­valid të Ush­trisë Çli­rim­tare. Fra­shër Ose­ku thotë se e kanë nda­lu pse e ka gjujtë në ne­voj­tore fla­mu­rin e Ko­so­vës, shte­tin për të cilin ka luf­tu dhe e ka ha­ngër plu­m­bin. De­mo­­kra­citë e rrye­me si ShBA-ja e Sue­dia e çmoj­në lirinë e shpre­hjes dhe nuk i ndë­shkoj­në ata që ua për­dho­sin ose dje­gin fla­mu­rat. Shteti ynë ndry­she. Dhe me i për­sëritë ato që i kanë stër­thanë tje­rët, kri­mi­nelin Xha­bir Zharku e pret kra­hë­ha­pun, kur­se ush­tarin e lirisë e për­ndjek. Të dy janë kthy prej Suedie.

2. N’Afrikë ka shpër­thy prap ebola, së­mun­d­ja e randë vde­kje­pru­më­se që para pak vje­­tësh mori ma shum se 10 mijë gjind. Kon­go-­Kin­sha­sa apo Re­pu­b­li­ka De­mo­kra­ti­ke e Ko­n­gos, nji prej shte­­­teve ma të më­dha të kon­­ti­ne­n­tit, po për­ga­ditet me e luf­tu epi­de­minë e re. Or­ga­ni­za­tat e të drej­ta­ve të nje­riut po bajnë thi­rr­je për masa të kuj­des­shme që nuk i cenojnë pa ar­sye të drejtat njerë­zore. Hu­man Rights Watch po thotë mos me i futë pa vend nje­rë­zit në ka­ran­ti­në, me i mbroj­të pun­torët shën­det­sorë dhe gra­të, dhe me si­gu­ru mbi­kqyr­je t’efek­tshme.

3. HRW po e kritikon edhe Gre­qinë se po i mban tok në qeli burrat e gratë azil­kër­kue­se. Ky farë ngat­rrimi i rre­zi­kon vaj­zat e gratë, tue i ba pre të sul­meve e ngac­mi­­meve sek­suale. Greqia në për­gjith­si nji­het për ku­shtet e këqija në të cilat i mban të bur­go­sunit dhe azi­lan­tat.

4. Gjykata në Bermudë, nji territor tej­de­tar bri­tanik ngat ShBA-së, e ka për­mbysë ligjin që e ndalon mar­tesën e gjinisë së njejtë. Por ven­dimi nuk asht ende i plot­fu­qi­­shëm, dhe qe­ve­ria ka të drejtë me u anku. Kët ven­dim e ka marrë Gjy­ka­ta Sup­reme e Ber­mudës, dhe ras­ti mun­det me mbërri në Ko­mi­te­tit Gjyq­sor të Kë­shi­llit Privat të Mbret­ne­shës, që ndo­dhet në Londër dhe ka au­to­ri­tet mbi disa te­rri­tore bri­ta­nike. Kjo asht hera e dytë që gjy­ka­ta ber­mu­da­se e traj­ton kët çashtje.

5. Irlanda ka gjasë me ndërru prap kush­tetutën në li­dhje me gratë. Si­vjet, ven­di me shu­micë ka­to­like e shfu­qizoi nda­limin e abor­tit, kurse tani pri­tet me e heqë nji di­s­po­zitë që thotë se gru­e­ja e ka ven­din në shtë­pi.

6. Kuba komu­nis­te po e ri­sh­krun ku­sh­te­tutën e vet të 1976-s. Do­ku­menti i ri ka me e njoftë pro­nën pri­vate, me leju vetë­punë­simin dhe mar­­te­sat homo­sek­su­ale, dhe me i ku­fizu man­da­tet e pre­si­dentit. Por nuk ka me bra­k­tisë re­gji­min nji­par­tiak. Ko­me­nta­to­rët po çu­di­ten qysh mun­det shteti me i mbroj­të të drej­tat vet­jake pa e për­qafu de­mo­kra­cinë. He­rën e mbra­më, Kuba e ka ndry­shu ku­sh­te­tu­tën më 2002, kur e ka shpallë soci­a­liz­min të për­her­shëm e të pa­zhba­shëm. Si­vjet e ka zgje­dhë nji krye­tar të ri të re­pub­li­kës, Miguel Díaz-Canel, i cili pri­tet me e tra­shigu Raúl Cas­tron, vëllanë e Fi­delit, në kreun e Par­tisë Ko­mu­niste.

7. Shtetet antare të Bash­ki­mit Evro­pian kanë me i njof­të mar­te­sat homo­seksuale të li­dhu­na në nji shtet tjetër. Kë­shtu ka ven­dosë Gjy­ka­ta Ev­ro­pi­ane e Drej­tësisë në nji rast kun­dër Ru­ma­nisë. Shteti ru­mun me ku­shte­tutë e ku­fizon mar­tesën si li­dhje mes burrit e grues, por nuk ka të drejtë mos me i njoftë mar­tesat homo­sek­su­ale të li­dhu­na në nji shtet tjetër. Në kët rast, Gjy­kata e de­tyroi Ru­ma­ninë me i dha­në leje qën­drimi nji ame­­rikani në sajë të mar­te­sës së tij me nji shte­tas ru­mun. Asht ende he­ret me thanë se ç’ndi­kim do të ketë ky ven­dim në Shqip­ni e në Dar­da­ni, dy ven­de shqip­ta­re që doj­në me hy në BE. Kush­te­tuta e Ko­so­vës men­dohet se e le­jon mar­te­sën gej, por ligji i famil­jes i ndalon. Kurr­kush deri tash nuk e ka sfi­du kush­te­tut­shmë­ninë e atij ligji.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.