Të lumtë, Gjakovë krenare!


Avatar photo

Agim Morina

Gjuhëtar, artist, poet, dhe mësues shqiptar nga Prizreni. I mërguar në Londër prej viteve 1990. Përkrah Shqipen e Përbashkët me paskajore gege dhe me R-në toske.

Ky farë Jablanovići, egërsinë dhe stërkafshë e Miloševićit, paska edhe ‘disa miq shqiptarë’ të cilë i paskan kallxu se chka ka ndodhë në Gjakovë. Asht interesante me dijtë se kush janë ‘miqtë shqiptarë’ të këtij politikani serbo-fashist, egërsinë e stërkafshë, i cili qenkësh jurist me profesion (!) dhe din aq pak për krimet e Serbisë në Kosovë, ndërsa mban postin e ministrit në qeverinë e Kosovës!

Ai paska thanë:

…të jem i sinqertë nuk kam ditur për humbjet katastrofike që kanë ndodhur në Gjakovë gjatë bombardimeve. Këtë e kam mësuar pas kësaj deklarate nga disa miq shqiptarë.

O stëregërsinë e stërkafshë! Nuk ka pasë humbje katastrofike vetëm në Gjakovë! Ka pasë humbje katastrofike nëpër gjithë Kosovën, kudo që shkel kamba jote prej serbo-fashisti. Jo vetëm me 1998/99 por gjatë gjithë shekullit të zi nën pushtimin serb, që nga viti 1913. Asht vetëm Gjakova krenare që të bani me dijtë këtë! Serbia nuk ka dijtë tjetër gja, pos me mbjellë vdekje ndër shqiptarë.

Do të kisha pasë njëfarë mirëkuptimi për ‘mosnjohunitë’ e egërsinës dhe stërkafshës së Miloševićit:

  • nëse Serbia do të kishte kërku falje për krimet njëshekullore mbi shqiptarët,
  • nëse Serbia do të kishte pagu damshpërmblimin shqiptarëve,
  • nëse do ta kish njohë e para pavarësinë e Kosovës dhe
  • nëse kjo stërkafshë e Milosevicit kish me mësu prej ‘miqve shqiptarë’ të tij me i thanë Kosovës, Kosovë, e jo me përdorë termin serbo-fashist ‘Kosovo i Metohija’.

Por derisa stërkafshë si ky të kenë ‘miq shqiptarë’ dhe derisa këtij serbo-fashisti t’i lejohet që Kosovën ta qujë ‘Kosovo i Metohija’, shqiptarët nuk kanë me pa ditë të bardhë!

http://www.zeri.info/…/jabllanoviq-s-kam-qene-ne-dijeni-pe…/