Presidenti i Kosovës ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta këshillojë nëse letrat e këmbyera sivjet me BE-në për vijimin e mandatit të EULEX-it duhet të ratifikohen në Kuvend (KO 131/18). Kërkesa duhet refuzuar, sepse nuk paraqet çështje kushtetuese sqarimi i së cilës i ndihmon presidentit t’i ushtrojë kompetencat e tij, dhe Gjykata nuk ka tagër të shqyrtojë marrëveshjet ndërkombëtare pasi ratifikohen dhe hyjnë në fuqi.
Nëse Gjykata e pranon kërkesën, duhet të vendosë se letrat e këmbyera mund të ratifikohen me nënshkrimin e presidentit. Ato nuk përbëjnë çështje politike dhe nuk bartin sovranitet, për çka do të lypsej ratifikimi në Kuvend. Njëherësh, letrat janë marrëveshje zbatuese e detyrimeve ekzistuese, të mishëruara në marrëveshjet e ratifikuara më parë dhe në nenin 162 të Kushtetutës. Në çdo rast, letrat e sivjetme nuk mund t’i zhbëjnë detyrimet e ndërmarra më herët — veçmas Gjykatën Speciale.
Lexoje artikullin e plotë:
- Shqip: dorëshkrimi i 13 tetorit 2018 (Plisi)
- Anglisht dhe shqip: dorëshkrimi i 13 tetorit 2018 (SSRN)
- Anglisht: botimi i pranverës 2019, fletushka ndërkombëtare e Odës së Avokatëve të Teksasit (Bar Tex. ILS Int’l Newsl., vol. 2, no. 1, Spring 2019, f. 22–25)
Shih dhe Aktvendimin për papranueshmëri, të Gjykatës Kushtetuese, 6 mars 2019, botuar më 25 mars 2019
(përditësuar më 2 prill 2019)
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=5412