(përditësu) Sot Kosova shënon Ditën e Kushtetutës, 11 vjet pasi Kuvendi miratoi ligjin më të lartë të vendit, pak javë pas shpalljes së pavarësisë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hy në fuqi më 15 qershor 2008 dhe është ndryshu 26 herë, së fundmi më 2016.
Këtu po veçojmë disa shkrime e lajme rreth kushtetutës.
Diplomati Lulzim Mjeku përshkrun historinë kushtetuese të Kosovës — nga vilajeti osman te banovinat, rajoni i pushtuar, krahina autonome, republika e parë, protektorati ndërkombëtar e deri te shteti i pavarur.
• L. Mjeku, Të gjitha kushtetutat e Kosovës, Plisi.org, 28.11.2012
Ndërkohë që kremtoi 11-vjetorin e kushtetutës, presidenti Hashim Thaçi qortoi kryeministrin dhe paralajmëroi ndryshimin e ligjit ma të lartë. Kreu i shtetit foli në një ceremoni të hënën në Prishtinë dhe gjatë një shëtitje nëpër Prizren të martën.
• Koha.net, «Thaçi – Qeverisë: Kushtetuta ka kuptim vetëm kur sovraniteti respektohet në gjithë territorin», 8.4.2019: tekst dhe video
• Mehmet Krasniqi, Thaçi s’i komenton deklaratat e Haradinajt për kufirin, thotë se ndryshimi i Kushtetutës s’është fundi i botës, Koha.net, 9.4.2019 [me video]
Radiotelevizioni i Kosovës e tejçoi drejtpërdrejt ceremoninë zyrtare të Ditës së Kushtetutës.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje shpaloi para gazetarëve ato që i qujti «shkelje e të drejtave kushtetuese» në këta 11 vjet.
• Vetëvendosje, 11 vite nga miratimi i Kushtetutës, 11 vite shkelje e të Drejtave Kushtetuese, 9.4.2019
Kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese, prof. Enver Hasani, tha se presidenti Hashim Thaçi po don me e ndërru kushtetutën kosovare për hir të Sërbisë. Në një intervistë me gazetën Ekonomia Online, ish-gjyqtari përsëriti se kreu i shtetit nuk ka tagër të flasë për ndryshim kufijsh.
• Nora Kelmendi, Hasani: Ideja e presidentit Thaçi për ndryshim të Kushtetutës, jashtë kompetencave të një presidenti, Ekonomia Online, 9.4.2019 [me video]
Prof. Hasani foli për kushtetutën edhe për programe të tjera, duke përfshi emisionin DossierD në TV Dukagjini.
Juristi i ri Vullnet Bugaqku thotë se gjyqësori i dobët ka bërë që germa dhe fryma e kushtetutës së 2008-s të mos jetësohen. Ai shpjegon tezën e tij në gjuhë të thjeshtë dhe duke u mbështetë në shkrimet e akademikëve të huaj.
• V. Bugaqku, 11 vjet pas miratimit, Kushtetuta vetëm në letër, Plisi.org, 9.4.2019
Ngjashëm mendon dhe Avokati i Popullit. Sipas institucionit që mbron të drejtat e njeriut, gjyqësori i shkel ato ma së shumti. Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, flet për rrjetin Koha.
• Dardane Neziri, «Avokati i Popullit: Gjyqësori, shkelësi më i madh i të drejtave të qytetarëve», Koha.net, 9.4.2019: tekst dhe video
Në fund, këtij digjesti po i shtojmë dhe një kritikë për gjuhën e kushtetutës, të botuar pjesërisht më 2015, dhe projektin për një kushtetutë të re shkurt e shqip, postu më 2018.
• G. Mjeku, Kushtetuta, kuku, ç’të tutka, Plisi.org, 18.1.2015
• Projekt-kushtetutë për Kosovën, Plisi.org, 18.4.2018
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=5865