Juristi Durim Berisha e ka lutë Avokatin e Popullit t’i sfidojë vendimet që qeveria ka marrë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ankesa e dorëzuar sot thotë se z. Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, dhe tani është ish-kryeministër. Rrjedhimisht, as ai e as ministrat e deritashëm nuk mund të ushtrojnë detyra ekzekutive në qeveri.
Parashtresa e juristit Berisha e fton Avokatin e Popullit me paraqitë rastin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas nenit 113, Avokat i Popullit mund t’i kërkojë Gjykatës të shqyrtojë kushtetutshmërinë e akteve të qeverisë.
Ankesën e plotë mund ta lexoni këtu në PDF.
Durim Berisha është doktorant i së drejtës kushtetuese në Universitetin Heinrich-Heine në Dyseldorf. Ofron shërbime konsulence përmes firmës Berisha Consulting.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=6170