Kreu i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës paralajmëron se shteti i tij mund të copëtohet nëse Kosova anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, njoftojnë mediet sërbe.
Millorad Dodiku, i cili në kryesi përfaqëson komunitetin sërb, ka thënë se Republika Sërbe e Bosnjës do të ushtronte atë që e qujti e drejta për shkëputje. Tutje, ish-kryetari i Republikës Sërbe ka shtu se «sigurisht se nuk do ta humbnin këtë mundësi për t’u shkëputë nga Bosnjë-Hercegovina».
Që prej Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës trevjeçare më 1995, shteti i Bosnjë-Hercegovinës përbëhet nga dy entitete: Federata e Bosnjë-Hercegovinës (ose federata boshnjako-kroate) me 51 për qind të territorit dhe Republika Sërbe (Republika Srpska) me 49.
Z. Dodik ka përmendë një rezolutë që parlamenti i Sërpskës pat nxjerrë më 2008, fill pas pavarësisë së Kosovës, duke cekë se Republika Sërbe ka të drejtë të pavarësohet nëse Kosova hyn në OKB. Por ka theksu se shkëputja s’do të mund të realizohej pa luftë.
Boshnjakët myslimanë nuk e pranojnë copëtimin, ka thënë Dodiku, «por me kohë do ta kuptojnë se është ma së miri për ta me pasë një territor që mund ta menaxhojnë me perspektivë dhe ku të mund ta ushtrojnë autoritet».
Në fund, politikani kundravers ka thënë se Kosova është çështje e të gjithë popullit sërb.
«Në kuptimin shtetëror, është çështje e Sërbisë, por në kuptim të vetëdijes dhe përvojës kombëtare të çështjes, është e gjithësishme», ka shtu Dodiku, në një intervistë që e ka përcjellë agjencia B92.
Në foto: Milorad Dodik më 2016, nga Medija centar Beograd, me licencë CC BY-SA 3.0
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=5813