Norvegjezi që lidhi Naton me UÇK-në

Sot është përvjetori i rënies së ushtarakut nor­vegjez Trond André Bolle (1968–2010), ko­mandos që shër­beu heroi­kisht në luftën e Ko­sovës, duke lidhë Naton me UÇK-në, duke zbulu caqet e armikut dhe duke ua hapë rrugën e fitores ushtarëve të Aleancës.

Trond Bolle shquhet për kon­tributin e tij në shumë konflikte e opera­cione — në Kosovë, në ish-Jugo­sllavi, e në Af­ga­nistan. Më 27 qer­shor 2010, talebanët kurdisën një bombë buzë rruge, që i mori jetën Bolles dhe tre ushta­rakëve të tjerë, tek po udhëtonin afër bazës së tyre.

Kapiteni Bolle është i pari nga Lufta e Dytë Botërore që shpër­blehet me dekoratën shtetërore «Kryqi i Luftës me Shpatë». Autorët nor­vegjezë kanë nderu veprën e tij në të paktën dy tituj biografikë.

Rolf J. Widerøe dhe Hans Petter Aass kanë botu librin «Heronj të luftës: Historia e gjue­tarit detar dhe agjentit të inteli­gjencës Trond Bolle» (Krigshelten: his­torien om marine­jegeren og etter­retnings­agenten Trond Bolle). Veprimtari Hamdi Rafuna, ish-i bur­gosur politik, ka përkthy shqip fragmente të këtij libri që lidhen me Ko­sovën.

Jon Gangdal dhe Bjørg Gjestvang, ndërkaq, kanë shkru veprën «Trond Bolle: Të gjithë he­ronjtë, njeri im» (Trond Bolle: Alles Helt, Min Mann), ballinës e së cilës huazova për ta ilustru këtë postim.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.