Sot është përvjetori i rënies së ushtarakut norvegjez Trond André Bolle (1968–2010), komandos që shërbeu heroikisht në luftën e Kosovës, duke lidhë Naton me UÇK-në, duke zbulu caqet e armikut dhe duke ua hapë rrugën e fitores ushtarëve të Aleancës.
Trond Bolle shquhet për kontributin e tij në shumë konflikte e operacione — në Kosovë, në ish-Jugosllavi, e në Afganistan. Më 27 qershor 2010, talebanët kurdisën një bombë buzë rruge, që i mori jetën Bolles dhe tre ushtarakëve të tjerë, tek po udhëtonin afër bazës së tyre.
Kapiteni Bolle është i pari nga Lufta e Dytë Botërore që shpërblehet me dekoratën shtetërore «Kryqi i Luftës me Shpatë». Autorët norvegjezë kanë nderu veprën e tij në të paktën dy tituj biografikë.
Rolf J. Widerøe dhe Hans Petter Aass kanë botu librin «Heronj të luftës: Historia e gjuetarit detar dhe agjentit të inteligjencës Trond Bolle» (Krigshelten: historien om marinejegeren og etterretningsagenten Trond Bolle). Veprimtari Hamdi Rafuna, ish-i burgosur politik, ka përkthy shqip fragmente të këtij libri që lidhen me Kosovën.
Jon Gangdal dhe Bjørg Gjestvang, ndërkaq, kanë shkru veprën «Trond Bolle: Të gjithë heronjtë, njeri im» (Trond Bolle: Alles Helt, Min Mann), ballinës e së cilës huazova për ta ilustru këtë postim.
Shkurtegëza për këtë postim: https://pli.si/3jkvOA6