Noel Malcolm kundër ndarjes së Kosovës

Noel Malcolm, «Independence For Ko­sovo» [Pa­va­rë­si për Ko­so­­vën], New York Times, 1999-06-09.

Në qoftë lufta vazhdim i politikës në një më­nyrë tjetër, vlen me e njohë po­li­tikën dhe me dijtë në ka kuptim. De­bati rreth Koso­vës deri javën e ka­luar u për­qendru rën­dom në çë­sh­tje ush­tarake e mo­rale — nevojën për tru­pa në terren, arsye­ti­min e bo­m­bar­di­me­ve, e kështu me radhë. Edhe gjatë bi­se­di­me­ve tani të dësh­tu­a­ra të pa­qes, py­e­tjet rreth të ar­dh­mes afat­gjate po­li­ti­ke të Koso­vës kanë marrë pak vë­men­dje. E këto janë pyetjet ma të rën­dë­si­shme.

Linja zyrtare e qe­ve­rive të Natos është pak a shumë kjo: Nën mbroj­tjen e një force ndër­kom­bë­tare, Ko­so­va do ta zhvi­llojë ad­mi­nis­tratën e vet auto­nome, ndër­­sa do të mbe­­tet brenda shte­tit fe­de­rativ jugo­sllav. Kjo do­methënë se koso­varët do të kenë pasa­­porta jugo­­sllave, do të mund të thi­rren në ush­trinë jugo­sllave, të pa­gujnë taksa jugo­­sllave dhe t’i nën­­shtro­hen kontrollit jugo­­sllav në kufi (po ata kufij ku policia jugo­sllave i ka plaçkitë dhe i ka shti me ecë nëpër mina pak javë ma parë).

Në ndërkohë, thonë po­litikanët e Na­tos, Sllo­bodan Millo­she­viqi do të ketë ra prej pu­sh­tetit dhe një udhë­heq­je e re, de­mo­k­ratike në Beo­grad do t’i njohë të drejtat e shqip­ta­rë­ve të Ko­so­vës, pa i trajtu ma si qy­te­tarë jugo­sllavë të klasit të dytë.

Fatkeqësisht, askush nuk na ka thënë se cili prej politi­ka­nëve të mun­d­shëm do ta marrë përsipër këtë detyrë të për­ndritur. Sigurisht se jo Vojisllav Shesheli, na­ci­o­nalisti fa­na­tik sërb që pub­li­kisht ka bë thirrje me i infektu shqip­tarët ko­so­­varë me virusin e si­dës. As Vuk Drash­ko­viqi, që ndërtoi ka­rri­erë politike me na­min e zë­dhë­­në­sit të para­gjy­ki­me­ve anti­mys­li­ma­ne. E me gjasë as Zoran Gjin­gjiqi, udhë­heqësi i Par­tisë Demo­kra­tike, që u dha mbë­shtetje të pakursyer eks­­tre­mistëve sër­bë të Bos­njës gjatë luftës së atje­shme.

Siç e dijmë, shumica e sërbëve nuk i dojnë koso­va­rët si part­nerë të bara­bartë në një shtet ju­go­sllav; ma parë do të do­nin mos me i pasë fare në shte­­tin e tyre. E vërteta e hi­dhur është se po­li­tika e për­gjith­shme e zotit Millo­she­viq ndaj Ko­­so­vës — me mbajtë te­rritorin dhe me i heqë qafe njerëzit — vi­jon të jetë sin­qe­risht po­pullore në Sërbi.

Sapo të bëhet për­fun­dimisht e qartë se kjo po­litikë është pen­gu, poli­ti­kanët sërbë do të fillojnë me punu drejt një ver­sioni të tkurrur të të njëjtit qëllim: copë­timit të Ko­so­vës, me ç’rast Sërbia do ta mbajë gjysmën ve­riore të kra­hinës dhe do t’i dë­bojë të gjithë shqip­­ta­rët prej aty. Nëse ven­dosja e një force ndër­kom­bë­tare për­fshin kriji­min e një zone të pos­açme për trupat ruse në veri, co­pë­­timi de­­fakto do të pasojë shpejt, meqë pak shqip­tarë do të jenë të gat­shëm të kthe­hen në shtëpitë e tyre nën «mbroj­t­jen» e ale­­a­tëve ma të afërt të Beo­gradit.

Disa komentatorë pe­rën­dimorë veçse kanë nisë me për­krahë ndar­jen si zgji­dh­jen ma të mirë afat­gjate. Ar­gu­men­te za­konisht mvi­shet me po­­hi­me se gjys­ma veriore e Koso­vës ashtu-kështu është ha­pë­sirë et­ni­kisht sër­be, ose me për­men­dje të «ven­de­ve të shenj­ta» të sërbëve. Por qebesa, gjys­ma ve­ri­­ore e Kosovës është po aq truall me shumicë shqip­­­tare sa edhe jugu: në regjistrimin e fu­n­dit të be­sue­shëm të po­pullsisë (1981), ko­mu­nat e mëdha ve­ri­ore të Vush­trrisë e Po­du­jevës, për shem­bull, kanë pasë shu­micë shqip­­tare prej 88 e 96 për qind.

E sa për shfrytëzimin e kishave e ma­nas­ti­re­ve për ta ar­sy­e­­tu copë­ti­min, ky është thjesht trillim fetar: interesi i një­­­mendtë i zotit Mi­llo­sheviq në Ko­so­vën ve­riore është eko­no­mik, jo ma­nas­tik. Ai i don mi­ni­e­rat e pasura të rre­thit të Trep­çës dhe fabrikat e ter­­mo­­cen­tra­let që lidhen me to — ase­tet thelbësore pa të cilat çfarëdo cope e mbe­tur në jug si Ko­sovë e pa­varur nuk do të ishte fare e qën­d­rue­shme eko­no­mi­kisht.

Kuptohet, duhet kuj­desë për ma­nas­ti­ret e kishat, dhe të drejtat e aty­re që falen në to (një pakicë e vogël e sër­bë­ve, që në të gjitha sur­ve­ji­met e para­luf­tës dilnin po­pu­lla­ta ma jo­fe­tare në ish-Jugo­sllavi) duhet të res­pek­­tohen. Por është vë­­sh­tirë me besu se, në fund­shekullin XX, qinda-mija qy­­te­ta­rëve ko­sovarë mund t’u kër­kohet t’i braktisin për­jetësisht shtëpitë e tyre në qytete si Vu­sh­t­rria dhe Mit­ro­vica, ve­tëm shkaku i pranisë fizike të një ndër­tese ma­nastiri nja 30 kilo­metra larg.

Nëse copëtimi është i pa­arsye­tue­shëm, dhe nëse riin­teg­rimi i Ko­sovës në Jugo­sllavi i pa­realizue­shëm, ç’zgje­dhje afat­gjate mbe­ten? Ka ve­tëm dy mu­n­dësi. Ose situata mbe­tet e ngrirë pas ven­dos­jes së dhjeta-mija tru­pave të Natos, që pastaj cak­to­hen për të ushtru një pro­tek­to­rat defakto mbi Ko­so­vën, ose Kosovës i le­johet, di­kur, me u bë e pa­va­rur dhe me i rujtë ku­fijtë e saj me ush­t­ri të veten.

Në afat të gjatë, zgje­dh­ja e dytë u shër­ben ma fort inte­re­save të Pe­rën­­dimit. Këtë sigu­risht e para­pël­qejnë fuqi­shëm edhe shqiptarët e Ko­sovës, që kanë vo­tu dërr­mue­shëm për pa­­va­rësi qysh më 1991. Për këtë kanë luf­tu ush­­tarët vull­ne­tarë të Ushtrisë Çlirim­ta­re të Kosovës; pa një­­farë garancie të vetë­­vendosjes even­tu­ale, ata do të ngu­­­rrojnë me i do­rë­zu ar­mët, dhe udhë­heqësit e tyre do të bëhen ma shumë ra­di­kalë, jo ma pak.

Një garanci e tillë e vetë­vendosjes (edhe pse me for­mu­lim të dy­­kup­timtë) qe për­fshi në Marrë­vesh­jen e Ram­­bu­jesë; për­ndry­she, shqip­ta­rët kurrë nuk do ta ki­shin nën­shkru atë do­ku­ment. Se shqip­tarët e kanë pra­nu planin e Ram­bujesë merret si punë e kryer sot. E prapë, ajo ga­ran­ci kyçe u hoq nga plani që e para­qiti javën e kaluar i dër­­gu­a­ri rus, Viktor Çer­no­­mir­­din, dhe kryetari Martti Ah­­ti­sa­ari i Fin­landës.

Qeveritë perëndimore gjithmonë kanë thënë se janë ku­n­­dër idesë së pavarë­sisë për Ko­so­vën. Pse janë aq të ven­­do­sur për të për­jash­tu një opsion afat­gjatë që mu­n­­dë­son zgjidh­je të vër­tetë dhe të drejtë? Edhe pse e kam diskutu këtë çësh­tje me shumë politi­kanë, dip­lomatë e aka­de­mikë gjatë vi­teve të fun­­dit, asnjëherë s’kam marrë për­gjigje bin­dë­se (ose të mir­in­for­muar).

Një përgjigje stan­dar­de është se pava­rë­simi i Koso­vës do të in­ku­ra­jon­­te edhe shqip­tarët e Ma­qe­do­nisë me kër­ku shkë­­putje territoriale nga ai shtet. Veç kjo i keq­­paraqet synimet e po­li­tikanëve shqip­tarë atje, të cilët gjith­monë kanë bë fu­shatë për ma shumë të drejta po­li­tike brenda Ma­qe­donisë, e jo për t’u nda. Sido­qoftë, kër­cënimi ma i madh ndaj sta­bi­li­tetit të Maqedonisë sot është prania e duk­­sh­me e qinda-mija re­fu­gja­tëve koso­varë — nje­rëz që s’do kthehen në Ko­sovë nëse be­sojnë se heret a vonë do t­’i nën­­shtrohet, së­rish, sun­dimit jugo­sllav.

Tjetra përgjigje sta­n­dar­de është se Ko­sova e pa­va­rur do të për­­bën­te prece­dent për të gji­t­ha grupet e tjera që kër­kojnë shkë­putje: bas­kët, kurdët a ku­sh­do­qoftë. Kjo e keq­pa­ra­qet bazën ju­ri­dike të kër­ke­sës kosovare për pa­va­rësi. Në Jugo­slla­vinë e vjetër, Ko­so­va ka qenë njësi fe­de­ra­ti­ve dhe for­ma­lisht e për­kufizuar jo vetëm si krahinë e Sërbisë por një­he­rësh, dhe ç’është ma e rën­dë­sish­mja, si përbë­rëse e fe­­de­ratës.

Kur federata është shpër­bë më 1991 e ’92, se­ci­la një­si ka pasë të drejtë ligjore për vetë­vendosje. Pa­va­rësia për Ko­so­vën do të ndiqte kështu një pre­cedent të vjetër: atë që e kanë vendosë Sllo­ve­nia e Kroacia. Dhe as­një vend tjetër nuk do të m­und ta ndiqte këtë pre­ce­dent pa qenë fe­de­rata në ecuri të shpër­bërjes së plotë — një rast i rrallë në his­torinë politike mo­derne.

I vetmi precedent i rre­zik­shëm e i ri është ai që Pe­rën­dimi po pla­ni­fi­kon ta kri­jojë: pu­sh­tim i për­her­shëm nga Na­to­ja i një pjese të një shteti sovran. Një për­fundim i tillë nuk është në intere­sin e Pe­rën­­dimit, dhe sigurisht kurrë nuk do të kë­naqë ko­sovarët, in­te­re­sat e të cilëve tërë kjo politikë pe­rën­di­mo­re qe dizajnu, gjoja, me i mbrojtë.

Nga Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.